Klubi i Skënderbeut po kalon këtë sezon ndryshe nga të tjerët jo vetëm sa i përket aspektit sportiv, me largime lojtarësh me eksperiencë dhe afrime të rinjsh.
Te korçarët rëndon shumë edhe pasiguria rreth të ardhmes së klubit, sa i përket konfirmimit apo përmbysjes së vendimit të dalë nga UEFA për përjashtimin 10-vjeçar nga kupat e Europës.
Pasiguria duket se do të vazhdojë gjatë, pasi nuk ka ende asnjë datë reale për zhvillimin e seancës dëgjimore në KAS të Lozanës që do të përcaktojë fatin e klubit korçar.
Fillimisht mendohej se gjyqi do të zhvillohej në shtator, rreth katër muaj pas vendimit të dalë nga UEFA, e më pas në tetor, siç janë shprehur drejtuesit më të lartë të klubit. Por një gjë e tillë nuk ndodhi, ashtu siç duket se nuk do të ndodhë edhe gjatë nëntorit.
KAS i Lozanës ka publikuar sot datat e reja të shqyrtimit të çështjeve që do të trajtojë së afërmi dhe deri në fundit të nëntorit janë regjistruar 19 çështje të cilat do të merren në shqyrtim.
Asnjë prej tyre nuk është ajo mes Skënderbeut dhe UEFA-s, që do të thotë se edhe për muajin nëntor nuk do të ketë asnjë të re në këtë drejtim.
Në një kohë kur të gjithë lojtarët deklarojnë se presin vendimin e KAS për të vendosur se çfarë do të bëjnë në të ardhmen, në radhët e klubit korçar shtohet pasiguria dhe nëse vendimi nuk del para mbylljes së vitit, në janar mund të përjetohet një tjetër eksod nga radhët e kësaj skuadre.
Kam respekt për gazetën tema,por në trajtimin e temave apo lajmeve sportive,ju bini shumë posht.
Mos ja lejoni vehtes të bëheni zëdhënës të tifozëve të sëmurë,diversionistëve që dezinformojnë dhe mbjellin urrejtje mes sportdshësve për interesa të ulta të atyre që dështimet e tyre kërkojnë ti mbulojnë me shpifje e diversion ndaj atyre që janë të suksesshëm.
Ja qit nonen shqipes o anal fabetet e gazetave:
“Skenderbeu ne ajer”…ne cilin fjalor shqip perkthehet kjo? Apo shkruani shqip duke u nisur nga anglishtja, ju ka frymezuar prefesor Ahmetaj , duket qarte.