Panuçi me orë të numëruara, Skocia shansi i fundit?

16 Tetor 2018, 11:35Sport TEMA

Dëshira për t’u larguar sa më shpejtë nga ‘hija’ e Shqipërisë së Gianni De Biasi-t, duket se nuk ka qenë rruga e duhur e përzgjedhur nga Christian Panucci që kur mori drejtimin e kuqezinjve.

Largime të shumta, ndryshime kursi dhe emra të rinj, por ende pa krijuar një përshtatje, pa u bërë asnjëherë skuadër.

Pasojat janë të mëdha, rrezikojmë rënien nga kategoria në Ligën e Kombeve, gjë që ka pasojat e saj si morale ashtu edhe financiare.

Megjithatë, Panucci vijon që të qëndrojë stoik në krye të pankinës duke kërkuar që të drejtojë ende Shqipërinë.

Por, humbja në Izrael me rezultatin 2-0 ishte e turpshme, më tepër se barazimi pa gola me Jordaninë, një skuadër që renditet diku 50 e ca vende më larg se ne në renditjen botërore.

As kjo nuk i bëri përshtypje italianit, të cilin brenda skuadrës nuk e do askush për kërkesat ekstreme që ka. Ndoshta i kujtohet vetja kur ka qenë ushtar, por futbolli ka ligjet e tij, është diçka krejt ndryshe nga ushtria.

Panucci, duket se ora e largimit të ka ardhur. Në FSHF thuhet se po të “kopsitin letrat”. Nuk ka asnjë dyshim më të vogël, ndoshta e mbyll me Skocinë, një rezultat zhgënjyes në “Elbasan Arena” do të ishte fatal për italianin që te Shqipëria duket se ishte personi që nevojitej më pak.

1 komente në “Panuçi me orë të numëruara, Skocia shansi i fundit?”

  1. sportisti says:

    Jam dakort me kritikat e bera ndaj Panucit, por duhet te jemi me objektiv me realitetin e kombetares tone aktuale. Per mendimin tim ajo po kalon nje krize dhe kjo duhet analizuar me seriozitet. Aktualisht kjo skuader duhet rikonfirmuar dhe kjo kerkon kohe. Ajo ka defekte ne te tri repartet e saj; mbrojtje, mesfushe dhe sulm. Kombetarja nuk ka nje lider te vertete, por gjithejcili luan ne koke te tij. Nje mbrojtje qe ben gafa te vazhdueshme, nje mesfushe e çorganizuar dhe pa organizator dhe nje sulm pa golashenues. Atehere çfare mund te presesh nga keta lojtare.
    Ta zeme se mungojne dy lojtare se jane te demtuar psh Abrashi, Kukeli apo Roshi. Edhe sikur te ishin ata jam i sigurte se nuk do te kete ndonje ndryshim te madh. Ta marrim si reale ate qe tha Hafizi se lojtaret e Kosoves po i penalizojne lojtaret e Shqiperise etj. Po mire, hiqi nje here ata te Kosoves dhe aktivizoi vetem ata te Shqiperise do te shikosh se kombetarja shqiptare do te humb me nje rezultat akoma me te thelle. Mendoj se per momentin kesaj kombetarje as zoti me ardhe nuk ka çfere t’i bej edhe per disa vite sepse pjesa me madhe e lojtareve jane per pension.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje