Peticioni i çuditshëm në Angli, prerje paundi me imazhin e Meguaiër dhe… njëbrirëshit

17 Tetor 2018, 11:01Sport TEMA

Pas surprizës në Kupën e Botës, Anglia po kalon një moment të mirë edhe në Ligën e Kombeve, duke qenë se arriti të mundte Spanjën në transfertë me rezultatin 2-3.

Natyrisht, kjo ecuri ka bërë që në Angli të ketë një harmoni në grup, ku futbollistët nuk i kursejnë shakatë drejt njëri-tjetrit.

Kështu, Kili Uokër ka marrë një nismë mjaft të veçantë, duke kërkuar nga shteti britanik që në prerjen e 50 paundëve, të jetë imazhi i Meguaiër me një njëbrirësh në pishina.

Kjo kërkesë, është bërë më konkrete falë peticionit i cili tashmë numëron rreth 10 mijë firma.

Ai ka postuar edhe një kartëmonedhë 5 paund, me imazhin e tij.

Nuk ka munguar as përgjigja nga Meguaiër, i cili në prerjen e 5 paundëve, shprehet se kurrsesi nuk mund të jetë pesëshja e re.

“Sepse ai është dhjetë?”, ishte pyetja që Uokër i bëri Meguaiërit kur ky i fundit tha se nuk mund të jetë pesë e re. Fotot me prerjet e re të kartëmonedhave, janë bërë virale dhe kanë pushtuar rrjetet sociale.

    

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje