FOTO: Humbja ndaj Izraelit, skocezët zbulojnë “dënimin” e Kombëtares për Grezdën

17 Tetor 2018, 15:22Sport TEMA

Paraqitja e fundit e Shqipërisë ndaj Izraelit, ka lënë një shije jo të mirë duke qenë se ishte nga të paktat takime, ku kuqezinjtë dominuan dhe zhvilluan një lojë mjaft të bukur, megjithëse humbën 2-0.

Në rrjetet sociale, natyrisht nuk kanë munguar shakatë dhe humori me futbollistët e Kombëtares.

Kështu, është Grezda futbollisti i cili duket se ka marrë një “dënim” nga Kombëtarja, ose të paktën kështu bëjnë humor skocezët.

Një foto ku shihen 3 fanella të Grezdës teksa thahen, është përdorur gjerësisht në rrjetet sociale.

Persona të ndryshëm, shkruajnë se paraqitja e Grezdës, ka bërë që të dënohet dhe të lajë vetë fanellat e tij të Kombëtares.

Natyrisht, përtej shakasë asgjë nuk është serioze në këtë mes pasi nuk ka pasur dënime ndaj asnjërit futbollist.

1 komente në “FOTO: Humbja ndaj Izraelit, skocezët zbulojnë “dënimin” e Kombëtares për Grezdën”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje