Lopetegui në rrezik, Reali nis kontaktet me Conten

18 Tetor 2018, 13:31Sport TEMA
Lopetegui në rrezik, Reali nis kontaktet me Conten

Real Madrid ka kontaktuar me trajnerin Antonio Conte të hënën pasi italiani është zgjedhja e tyre e parë për të zëvendësuar Julen Lopetegui në qoftë se ai nuk i kthen rezultatet në favor të madrilenëve.

Drejtuesit e klubit “Los Blancos” kanë nisur disa bisedime fillestare me Conten për të parë nëse ish-trajneri i Chelsea do të jetë i gatshëm të marrë përsipër frenat e klubit mbretëror.

E përditshmja italiane Corriere dello Sport ka raportuar se trajneri aktual i Real Madridit Julen Lopetegui ka vetëm tre ndeshje për të shpëtuar punën e tij pas një fillimi të shkëlqyeshëm të sezonit ku pas ka pasur një ecuri shumë të dobët si në La Liga ashtu dhe në Champions League.

Julen Lopetegui u emërua në krye të stolit të Realit pas largimit të francezit Zinedine Zidane.

Vendosja e Lopeteguit si trajner i Realit solli një zemërim të Federatës Spanjolle të Futbollit që e shkarkoi atë vetëm dy ditë para ndeshjes së Spanjës në Rusi, pasi ai pranoi një marrëveshje me Real Madridin pa lejen e tyre.

Conte është një trajner i lirë pasi u largua nga Chelsea në verë. 49-vjeçari është i lirë të marrë një rol të ri, por do të duhet të heqë dorë nga pagesa që do të marrë nga ish-punëdhënësit e tij tek Chelsea të cilët e shkarkuan edhe pse ai ishte nën kontratë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje