Usain Bolt refuzon kontratën e skuadrës kampione të Maltës

18 Tetor 2018, 16:12Sport TEMA

Usain Bolt ka hedhur poshtë një kontratë dyvjeçare e ofruar nga kampionja malteze Valletta FC.

Fituesi i tetë titujve olimpik në Atletikë, është aktualisht në provë me skuadrën e Mariners Coast.

Bolt, shënoi dy gola me këtë skuadër në një sfidë miqësore pak ditë më parë, por ende nuk i është ofruar një kontratë zyrtare nga ky klub për të qenë pjesë e futbollit profesionist.

“Usain nuk dëshiron ta shfrytëzojë këtë mundësi për të luajtur në Maltë. Ka shumë interes për klientin tim që të luajë futboll,” tha agjenti i tij Ricky Simms.

Ndërkohë, shefi ekzekutiv i skuadrës malteze të Valletta-s, Ghasston Slimen, tha:

“Ne dëshirojmë që Usain Bolt të vijojë karrierën e tij në futboll, oferta e Valletta FC është gjithmonë në tryezë”.

Daily Telegraph raportoi se agjenti i Usain Bolt ka folur me drejtuesit e skuadrës së Mariners për të ardhmen e Xhamajkanit në klubin e A-League.

Ndërkohë, i pyetur për këtë transferim të Bolt, trajneri i Mariners, Mike Mulvey, nuk pranoi të fliste, duke shtuar se ai nuk ishte i përfshirë në negociata. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje