Ante Firic: Misteri i vdekjes së huliganit famëkeq kroat, që ishte kthyer në tmerrin e serbëve!

19 Tetor 2018, 10:06Sport TEMA
Ante Firic: Misteri i vdekjes së huliganit famëkeq kroat, që

Ka humbur jetën në rrethana misterioze dhe ende nën hetim, huligani më famëkeq kroat, Ante Firic, që u bë i famshëm sidomos për trazirat në derbin mes Partizan Beogradit dhe Crvena Zvezdës, sezonin e shkuar.

Firic, me një të shkuar edhe si boksier, u kamuflua bashkë me katër huliganë të tjerë kroatë në një nga tribunat e tifozerisë vendase, pra “Grobari”, duke u kuptuar.

Huliganët serbë kanë përdorur dhunë ndaj tij, teksa ndërhyrja e policisë shmangu tragjedinë, që ka ardhur pikërisht tani…

Një tragjedi enigmatike, e ndodhur në autostradën A3 pranë Ivanic Grad, teksa Firic bashkë me dy shokë ishin nisur nga Osijeku për të blerë një makinë.

Policia ka shkuar në vendngjarje në mëngjesin e ditës së enjte, teksa ka gjetur të shtrirë pa jetë huliganin, i cili ishte shtypur nga tre makina që kalonin në atë aks rrugor.

Sinjalizimi u bë nga një shok i huliganit, që është marrë në pyetje.

Sipas rikonstruksionit të ngjarjes nga ana e policisë, pasi kanë debutuar ashpër dhe për shkak të sjelljes së tij shpesh të dhunshme, Firic, që udhëtonte me dy miqtë, është lënë i vetëm në mes të autostradës.

Nuk dihet nëse në gjendje të pirë, apo thjesht sepse bënë fjalë.

Një vdekje makabër për tifozin e Hajduk Splitit, që më parë kishte dhe precedentë penalë, për ushtrim dhune.

Madje, ai u depërtua nga Serbia në Kroaci, duke marrë edhe espuls për pesë vite në shtetin serb, për ngjarjet e ndodhura në stadiumin “Hum” të Beogradit, në derbin e zjarrit.

1 komente në “Ante Firic: Misteri i vdekjes së huliganit famëkeq kroat, që ishte kthyer në tmerrin e serbëve!”

  1. Glauk says:

    Nje rkoat i madh qe ka edhe emrin e kroatit tjeter te madh ante Pavelic, qe shfarrosi qindra mijra serv nga faqja e dheut ne luften e dyte boterore… te gjehet kush e ka vrare kete kroat te madh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje