Gianluigi Buffon e ka thënë troç se kush duhet të shpallet fituesi i “Topit të Artë” për këtë vit.
Ish portieri i skuadrës së Juventusit dhe që aktualisht luan me skuadrën e PSG-së ka deklaruar se ky çmim duhet t’i jepet talentit francez Kylian Mbappe të cilin e ka dhe shok skuadre.
“Duke pasur parasysh cilësinë e tij, për atë që tregon në fushën e lojës – si dhe ajo që tregoi në Kupën e Botës them se e meriton Topin e Artë,” tha ai televizionin francez ‘Tout le Sport’.
Buffon, i cili ka luajtur gjatë karrierës së tij kundër shumë sulmuesve të fortë – ka thurur elozhe të veçanta për Mbappen.
“Ai ka një talent dhe teknike të jashtëzakonshme, cilësië që unë nuk kam parë shumë herë. Është një fenomen”, tha Buffon. (TemA)