Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, meriton të respektohet, sepse është “një nga më të mirët në botë”.
Ky është opinioni i trajnerit të skuadrës së Chelseas, Maurizio Sarri.
Manchester United i drejtuar nga Mourinho do të luajnë nesër në Stamford Bridge, kundër “Bluve të Londrës”, ndërkohë që tekniku portugez është ende nën presion për të rikthyer ekipin tek rezultatet pozitive, të cilët kanë katër fitore në tetë ndeshjet e para.
Mourinho ka thënë më parë se ka një “sulm” kundër tij, por trajneri italian i Chelsea në prag të kësaj super sfide ka thurur elozhe për homologun e tij.
“Po flasim për një trajner i cili ka fituar gjithçka. Ai ka fituar kudo, kështu që unë mendoj se duhet ta respektoj, por mendoj gjithashtu se të gjithë duhet ta respektojmë atë.
Ai është një trajner shumë i mirë, një menaxher shumë i mirë – një nga më të mirat në botë”, deklaroi Sarri.
Në konferencën për shtyp, Sarri foli edhe për të ardhmen e Eden Hazard.
Për mesfushorin e Belgjikës Hazard, qarkullojnë zëra për një transferim të tijin tek Real Madrid, por ai tha se gjatë merkatos së janarit nuk do të lëvizë tek asnjë kampionat tjetër.
“Ai është një lojtar fantastik, do të jetë shumë e rëndësishme për ne nëse ai do të qëndrojë. Shumë, shumë e rëndësishme. Unë mendoj gjithashtu se ai mund të fitojë gjithçka – edhe “Topin e Artë” duke lujatur këtu – pa luajtur në Spanjë.
Për shembull, nëse Chelsea mund të fitojë Ligën e Kampionëve dhe Belgjika Kampionatin Europian, ai do të ishte në gjendje të fitonte gjithçka pa luajtur në Spanjë”, deklaroi Sarri. (TemA)