VIDEO: Çfarë po ndodh me Maradonën? Legjenda argjentinase në luftë për të ecur

19 Tetor 2018, 16:10Sport TEMA

Çfarë po ndodh me Diego Armando Maradonën?

Kjo është pyetja e ngritur nga media presitgjoze spanjolle “Marca”, e cila ka publikuar nje video në të cilën shohim ish “Pibe de Oro” të hyjë në fushën e stërvitjes së Dorados de Sinaloa duke ecur me shumë vështirësi dhe i mbështetur tek bashkëpunëtori i tij: Islas.

Ish lojtari i skuadrës së Napoli nuk ishte në gjendje të drejtonte seancën stërvitore të skuadrës së tij për shkak të shqetësimeve në gjunjë – i njëjti problem që i kishte ndodhur dhe javën e kaluar duke braktisur seancen stervitore.

Klubi meksikan shpjegoi situatën e Maradonës përmes një postimi në “Twitter”:

“Trajneri qëndroi në dhomat e zhveshjeve për shkak të problemeve të tij fizike, por ne jemi në duar të sigurta: Luisito Islas udhëhoqi stërvitjen”, shkruan klubi meksian që drejtohet nga legjenda argjentinase Diego Armando Maradona. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje