Napoli ka përfituar nga 2 pikët e lëna të Juventusit në shtëpi për t’iu afruar në krye të renditjes.
Djemtë e Ançelotit shpartalluan Udinezen në fushën e këtyre të fundit me rezultatin e pastër 0-3, sfidë ku Hysaj luajti titullar për 90 minuta.
Edhe pse jo në rolin e tij, mbrojtësi kuqezi bëri një punë shumë të mirë edhe në të majtë të mbrojtjes, duke krijuar një katërshe të pathyeshme, së bashke me Malkuit, Albiol dhe Kulibali.
Golat për Napolin u shënuan nga Fabian Ruiz, Mertens dhe Rog, duke i dhënë napolitanëve tri pikë të rëndësishme në një fushë të vështirë.
Ky triumf e çon Napolin në kuotën e 21 pikëve, 4 më pak se Juventusi kryesues.