VIDEO: Asist i Shaqirit, Liverpuli bën detyrën ndaj Huddersfield

20 Tetor 2018, 20:45Sport TEMA

Liverpuli ka marrë një fitore shumë të vështirë 0-1 në fushën e skuadrës modeste të Hadërsfilld, që konsiderohet si një nga ekipet që do të bien nga kategoria në fund të sezonit.

Një gol i të zakonshmit Mohamed Salah ka mjaftuar që të kuqtë e Jurgen Klop të marrin të gjitha tri pikët, duke ruajtur ritmin e kryesuesve të Mançester Sitit, që udhëheqin Premier Ligën vetëm falë golaverazhit.

Shaqiri ishte protagonist absolut në këtë sfidë, pasi mesfushori me origjinë shqiptare asistoi golin e Salah, që rezultoi shumë i rëndësishëm në fund të sfidës.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje