Ronaldo nuk mjafton, Genoa ndal Juve-n në “Allianz”

20 Tetor 2018, 20:07Sport TEMA

Juventus ndalet në javën e 9-të të Serie A. Genoa ka ndalur hovin e tetë fitoreve radhazi të Zonjës së Vjetër në barazimin 1-1 në Allianz Stadium.

Me këtë barazim, Juve shkon në kuotën e 25 pikëve, dhe tani Napoli, Inter dhe Lazio kanë mundësi të përfitojnë duke iu afruar kampionëve.

Juve e nisi mirë ndeshjen dhe ishte Ronaldo ai që tronditi shtyllën në minutën e 14’ pas një goditjeje me kokë. Vetëm katër minuta më pas sulmuesi portugez gjen golin e avantazhit.

CR7 me nuhatje dhe me pak fat ka shtyrë topin në rrjetë. Juve vazhdon të insistojë për golin e dytë, por pa sukses.

Pas pushimit Genoa, një nga aksionet e rrallë, arrin të barazojë rezultatin.

Në minutën e 67’ Daniele Bessa ka bëjë të heshtë Allianz Stadium me golin e tij nga pranë portës që mundi portierin Szczesny.

Juventus e kishte ulur disi ritmin pas pushimit dhe nuk e kërkoi golin me aq insistim si në të parën.

Minutat kalojnë dhe lojtarët e Juve-s nuk kanë vendosmërinë e duhur për të rikthyer avantazhin. Genoa mbrohet mirë dhe merr nje pike te rendesishme nga kjo transferte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje