Humbja në derbi, Milani i Gattusos ka mungesë guximi dhe personaliteti

22 Tetor 2018, 14:27Sport TEMA

Humbja e një derbi dëmton. Por humbja e një derbi pa u përpjekur për ta fituar atë është gjëja më e keqe.

1-0 e vendosur nga Icardi në minutën e fundit të ndeshjes – nuk e ndryshon renditjen e Milanit , ndoshta jo edhe ambiciet, por sigurisht është një goditje shkatërruese për entuziazmin e rossonerëve.

Është thjesht një ekip, të paktën deri më tani, me një teknikë të mesme dhe një personalitet të mesëm.

Rossonerët humbën derbin me Interin, duke hequr dorë nga loja e mirë dhe dëshira për ta fituar.

Një ekip që tregon mugese teknike dhe guximi, madje e shfaqi edhe jashtë fushës

Kjo u tregua nga mesfushori Biglia në shpjegim tij pas disfatës i cili tha:

“Ne u përballëm me një ekip të madh”, tha lojtari i kuqezinjve, shkruan “Sportmediaset”

Një deklaratë e qartë nga mesfushori argjentinas, por që në të njëjtën kohë është shumë serioze për një kompani që në deklarimet e saj synon të shoh veten në nivel evropian.

Natyrisht, kjo kërkon kohë, por hapat prapa të ekipit kuqezi janë shqetësuese vetëm nga pikëpamja e personalitetit.

Faji i Gattuso apo lojtarët pa personalitet? Kjo është pyetja miliona dollarëshe, por përgjigja – çfarëdo qoftë ajo – është shqetësuese. Sepse humbja e derbit është shumë e keqe.

Por humbja e tij duke hequr dorë nga loja dhe synimi për një 0-0 pa sukses – është më e keqja që mund të prisje nga një ekip i Gattusos. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje