VIDEO: Mema debuton me humbje tek Tirana, Flamurtari mbyll me fitore fazën e parë

22 Tetor 2018, 19:49Sport TEMA

Tirana nuk ka mundur dot që të dal me pikë nga ndeshja e fundit e fazës së parë të Kategorisë Superiore duke marrë një tjetër disfatë, kësaj rradhe nga skuadra e Flamurtarit.

Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ilir Daja, nuk zhgënjyen në fushën e tyre përballe bardhebluve duke marrë një tre pikësh me mjaft vlera pas triumfit me shifrat e ngushta 1-0.

45-minutat e para u mbyllën me rezultatin e bardhë 0-0, në një pjesë ku Tirana ishte më kërkuese për të gjetur rrugën e rrjetës por që nuk arriti dot të ishte e saktë përballë portierit Enea Koliçi.

Këtë që nuk e bën 24-herë kampionët e vendit, e bën Flamurtari që shënoi golin e fitores në minutën e 72-të me anë të brazilianit Danilo Alvesh që arriti të mposhtë Ilion Likën pas një vendosje të gabuar të mbrojtasve të Tiranës.

Një sukses i rëndësishëm për Flamurtarit që e mbyll fazën e parë me fitore duke u renditur në vendin e pestë me 14-pikë.

Ndërkohë, trajneri Ardian Mema që bëri dhe debutimin në stolin e Tiranës e nis me humbje këtë aventurë duke bërë që ekipi i tij të qëndrojë në kuotën e 8-pikëve në vendin e shtatë.

Më poshtë goli i fitores së Flamurtarit i shënuar nga Danilo Alvesh. (TemA)

Klasifikimi i Kategorise Superiore pas javes se 9-te.

1 komente në “VIDEO: Mema debuton me humbje tek Tirana, Flamurtari mbyll me fitore fazën e parë”

  1. Perkthyesi says:

    Me kete humbje, Tirana pergatitet te zbrese serish aty ku ishte vitin qe shkoi. Asnje shenje pozitive nuk ka te ky ekip! Nostalgji e pafund per ekipin e madh te viteve ’80, qe veshtire se vjen me!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje