VIDEO/ Çmendet basketbollisti amerikan, godet me grusht rivalin pas një zhytje

23 Tetor 2018, 09:57Sport TEMA

Një incident i rëndë ka ndodhur në një ndeshje të kampionatit austriak të basketbollit. Lojtari amerikan David Samuels ka goditur me grusht Erwin Zulic në momentin që ky i fundit realizoi një kosh me zhytje përpara fytyrës së rivalit.

Samuels ka reaguar ashpër, duke e goditur me grusht pas koke rivalin, që ra në parket, incident që ndodhi gjatë ndeshjes Kapfenberg-Wels. Për fat, nuk pati ndonjë sherr masiv, pasi basketbollisti amerikan u largua menjëherë nga shokët e tij të skuadrës dhe më pas gjyqtarët e larguan nga fusha me teknike përjashtimi, për gjest antisportiv.

Pas disa orësh erdhi edhe vendimi i klubit të tij, që vendosi ta përjashtojë lojtarin nga ekipi, duke i ndërprerë kontratën.

1 komente në “VIDEO/ Çmendet basketbollisti amerikan, godet me grusht rivalin pas një zhytje”

  1. faikonica says:

    Kafshe…shihni cka bejne ne Afrike te Jugut tani qe kane pushtetim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje