Erjon Braçe: Nëse Vangjush Dako ka ofruar para për votën, është çështje penale

26 Tetor 2018, 10:08Politika TEMA

Deputeti socialist Erion Braçe ka deklaruar në emisionin e Sokol Ballës në Vizion Plus, se nuk është të dijeni të përgjimeve dhe deklarimeve të bëra nga kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.

Ai është shprehur se nëse Dako ka pohuar që ka ofruar para për votën, është çështje penale.

Gjithashtu ai ka theksuar faktin se për 22 vite në politikë ka punuar me qytetarët dhe ka fituar vetëm përmes votave me parime, dhe nuk e mbështet aspak Dakon në këtë drejtim, i cili ka thënë se për vota s’ka rëndësi asgjë.

Ndërkohë ka theksuar se nuk ka asnjë informacion se ai i ka pranuar gjëra të tilla.

Pyetjes së gazetarit Sokol Balla, se a duhet të kandidojë Vangjush Daka në krye të Bashkisë së Durrësit, Braçe i është përgjigjur me ironi se është njëlloj si të them se a duhej Lulzim Basha të kandidonte për kreun e Bashkisë së Tiranës pas vrasjes së 21 janarit.

“Është njëlloj si të them unë a duhet të kandidonte Lulzim Basha, në krye të Bashkisë së Tiranës, pas vrasjes së katër personave më 21 janar në bulevard qe kishin kaluar vtem kater muaj nga ngjarja.

Edhe pse mendoj se nuk është një krahasim i njëjtë, pasi vrasjet janë vertetuar, ndërsa përgjimet për Dakon kanë dalë këtë mëngjes, dhe akoma nuk ka një version zyrtar”, tha Braçe.

Sipas tij, nëse ka një përgjim që e lidh kreun e Bashkisë së Durrësit me dhënien e parave dhe blerjen e votave, dhe pergjimet e publikuara vertetohen, atëherë kjo është një vepër e rëndë penale dhe nuk ka asnjë justifikim.

4 komente në “Erjon Braçe: Nëse Vangjush Dako ka ofruar para për votën, është çështje penale”

  1. asd says:

    Brace nuk ditka gje ? Po mbase i di Rama ?

  2. Korkodili says:

    i lezova nuk ka asgje vetem se la nje propozim “i thuaj vangjushit… mund ti japim leke.? ku eshte krimi
    ku jan provat qe vangjyshi ka miratuar kete propozim?
    ku jan provat qe vangjushi ka dhene leke?
    ku jan provat qe jane mare leket dhe nga kush.?
    ku jan provat qe leket kan vajtur ne destinacion.?
    jku jan provat qe votuesi ka dhene voten sipas premtimit???????
    pse keshtu denohen njerzit edhe ne monizem nuk denoheshe keshtu.

  3. Mona ? LRI says:

    Ky Erioni nuk ka patur kurre nje pozicion ekzekutiv, por vetem ben ter ter nga karrigja komode e deputetit. Edi Rama jepi nje detyre qe kerkon nje b…e te madhe per tu realizuar dhe te shohim njehere se si do te tweeteroje ky piciruku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje