Përgjimet për Vangjush Dakon, PD i ka pasur që para dy vitesh: Po çfarë thuhet në to dhe a kompromentohet kryebashkiaku i Durrësit

26 Tetor 2018, 09:50Politika TEMA

Mbrëmjen e djeshme në disa TV janë shpërndarë disa përgjime, ku përfshihej edhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Ky i fundit ishte përgjuar duke folur me një nga vëllezërit Avdylaj të Shijakut, të cilët u arrestuan pak ditë më parë.

Përgjimet janë bërë që para dy vjetësh dhe dje janë shpërndarë nga PD.

Ato mendohet se kanë rënë në dorë të PD-së, nga Adriatik Llalla.

Por, a kompromentohet kryebashkiaku i Durrësit nga këto përgjime?

Nga sa është publikuar, jo!

I vetmi problem është fakti që vëllezërit Avdylaj janë arrestuar si grup kriminel, porn ë atë kohë kur janë bërë përgjimet, siç tha dhe vetë Dako, ata ishin njerëz të lirë!

Përgjimet      

BISEDA E PARË

Altin Avdyli: Hë kryetar, hë vllai.

Vangjush Dako: Niçe, ku je?

Altin Avdyli: Këtu vërdallë…

Vangjush Dako: Ku është Astriti?

Altin Avdyli: Ka lëviz një çikë.

Vangjush Dako: Ku ka lëviz? Jashtë Durrësit?

Altin Avdyli: Eh… ça ka? Ka ndonjë gjë?

Vangjush Dako: Po jo mo, doja ta takojsha, ta falenderojsha, ta pyesja një çikë.

Altin Avdyli: Po, po ku je ti? Të vij të të takoj… Njësoj është, si ai si unë, e di që jemi një.

Vangjush Dako: Po mirë mo, mirë, por doja ta takoja… kanë pi ato.

Altin Avdyli: Po, e di po, kanë lëviz… Me të taku një çikë unë ty!

Vangjush Dako: Unë tani jam duke ardh nga… rrugës… rrugës…

BISEDA E DYTË

Altin Avdyli: Të marr unë se jam me rob pra…

Bashkëbiseduesi: Alo, ça po bën?

Altin Avdyli: Të marr unë se jam me rob të thashë!

Bashkëbiseduesi: Ku je? Je andej nga fshatrat, ku ishe?

Altin Avdyli: Jo! Jo! Jo!

Bashkëbiseduesi: Kam ca me mbiemër Kurti, kam zonjën kët… po deshe…

Altin Avdyli: …mirë…

Bashkëbiseduesi: Gjashtë veta janë!

Altin Avdyli: Hajt se të marr unë!

Bashkëbiseduesi: Thuaj Vangjushit t’i japim ndonjë lek, që të …

3 komente në “Përgjimet për Vangjush Dakon, PD i ka pasur që para dy vitesh: Po çfarë thuhet në to dhe a kompromentohet kryebashkiaku i Durrësit”

  1. Thanasi qe ta plasi says:

    E dini cilat jane tre gjerat e pamundura per tu realizuar? Te ulesh ne siperfaqen e Diellit, te mos vdesesh kurre dhe te gjesh nje Rilindas te palidhur me krimin.

    1. Nasit qe i plaste koka ne shesh te kokes. says:

      Jo jane kater. Dhe kjo e fundit eshte te besh me rrudha (sepse eshte dyst) ate objekt qe Thanasi ka brenda kafkes. I bute eshte por vetem tru jo.

  2. rexha 10 says:

    ”””””””””””””””””””””””””””””?????????????????????????????????????????
    ??????????????????????????????????????????????????????????????????????????
    ?????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje