Tri mesazhet e Amerikës, për njerëzit e rinj të drejtësisë në Shqipëri (dhe një shuplakë Metës e KLD-së për Gjin Gjonin)

25 Tetor 2018, 19:47Politika TEMA
Tri mesazhet e Amerikës, për njerëzit e rinj të

Ambasada e SHBA ka konfirmuar se do të vijojë të mbështesë drejtësine shqiptare në luftën kundër zyrtarëve të korruptuar. Gjatë një fjalimi të mbajtur përpara studentëve të sapodiplomuar të Fakultetit të Drejtësisë, zv.Ambasadori amerikan Daniel Koski deklaroi se SHBA do të përdorin të gjitha mjetet që kanë në dispozicion, përfshirë këtu refuzimin e vizave për cilindo zyrtar që SHBA evidenton se është i përfshirë në afera korruptive. Ai deklaroi se zyrtarët e korruptuar shqiptarë nuk janë të mirëpritur në SHBA për shkak të turpërimit që këta zyrtarë i kanë bërë vendit të tyre, Shqipërisë, teksa përshëndeti jo pa ironi edhe gatishmërinë e Gjin Gjonit për t’iu nënshtruar vettingut gjatë lejes prindërore.

Fjala e zv. ambasadorit amerikan në detyrë Koski, gjatë ceremonisë në Universitetin e Drejtësisë

Ministre Gjonaj, kolegë të trupit diplomatik, të ftuar të nderuar, të diplomuar,

Është nder që jam sot me ju. Në emër të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, i përgëzoj të gjithë të diplomuarit e sotëm për arritjen tuaj të jashtëzakonshme. Ju uroj të gjithëve shumë suksese!

Shpresoj të flas shkurt, prandaj më lejoni të ndaj tri mesazhe të thjeshta me ju:

Së pari, arsimimi juaj vjen me shumë përgjegjësi. Jo të gjithë ju do ta praktikoni jurisprudencën. Por, të gjithë keni përgjegjësinë t’i shërbeni profesionit tuaj me nder. Si dhe, të gjithë keni përgjegjësinë ta përdorni arsimimin tuaj për të bërë më mirë dhe për të qenë më mirë. Nuk ka justifikime.

Për juristët e ardhshëm këtu: ju keni përgjegjësinë të kontribuoni për një sistem drejtësie që mban premtimin e bërë për drejtësi dhe paanshmëri për të gjithë shqiptarët. Udhëhiqni me nder dhe integritet. Jini të moralshëm, dhe të drejtë, dhe të ndershëm, dhe etikë. Refuzojeni korrupsionin në të gjitha format e tij. Kjo është mundësia juaj për të udhëhequr drejt të mirës më të madhe. Bëhuni drejtues që brezat e ardhshëm të Shqipërisë mund ta respektojnë.

Mesazhi numër dy, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’ju mbështesin. Amerika do të qëndrojë krah çdo personi që angazhohet për ndërtimin e një Shqipërie që është e drejtë dhe e lirë – për të gjithë shqiptarët.  Pavarësisht profesioneve tuaja apo politikave tuaja.  Nëse qëndroni për drejtësinë, ne, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të qëndrojmë krah jush.

Për të gjithë ata që do të bëhen juristë, Shtetet e Bashkuara do t’ju mbështesin gjithmonë për aq kohë sa kontribuoni për një sistem gjyqësor transparent, të ndershëm dhe etik. Përkushtimi ynë ndaj këtyre parimeve dhe atyre që i mbrojnë ato, nuk do të lëkundet dhe nuk do të dobësohet kurrë.  Jua premtojmë këtë!

Mesazhi i tretë, vendosmëria e Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur shtetin ligjor është e pathyeshme.  Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë kundër zyrtarëve të korruptuar që përdorin postet e tyre për përfitime vetjake. Do të vazhdojmë të mbështesim vetting-un për çdo prokuror dhe gjyqtar, pa asnjë përjashtim. Për shembull, jemi dakord me Gjin Gjonin që leja e tij prindërore nuk duhet të shërbejë si një mënyrë që ai ta shmangë vetting-un.

Gjithashtu, do të vazhdojmë të përdorim çdo mjet që kemi në dispozicion që fjalët tona të mbështeten me veprime. Si provë, do të vazhdojmë t’iu refuzojmë vizat zyrtarëve të korruptuar që janë të pamirëpritur në vendin tonë, për shkak të turpërimit që kanë sjellë mbi tuajin.  Për këtë, gjithashtu, keni premtimin tonë.

Sërish ju përgëzoj për arritjet tuaja. Tani është koha juaj ta drejtoni vendin tuaj të shkëlqyer me nder dhe integritet. Shtetet e Bashkuara janë të gatshme t’ju mbështesin.

9 komente në “Tri mesazhet e Amerikës, për njerëzit e rinj të drejtësisë në Shqipëri (dhe një shuplakë Metës e KLD-së për Gjin Gjonin)”

  1. Autoblind says:

    Uroj qe keshillat dhe asistenca Amerikane te degjohet nga brezi i ri, e ardhmja e drejtesise ne Shqiperi nuk duhet ti ngjaje personave qe jane sot ne sistemin e drejtesise te cilet e kane kthyer institucionin shteteror te drejtesise ne nje paradhome krimi dhe perfitimi personal. Une personalisht jetoj prej 10 vjetesh ne USA dhe jam krenar qe i sherbej atij vendi ashtu si edhe Amerika me ka krijuar te gjitha mundesite si nenshtetas pa asnje dallim. Por cuditerisht kur une jetoj dhe punoj ne USA disa segmente kriminale te cilet jane OPGJ Shpetim Karakushi. Prokuror Julian Zonja. Gjykates Albert Mece, ne nje inskenim kriminal me persona teper te rrezikshem me begraund te theksuar kriminal, kane sajuar nje histori mashtrimi duke me kerkuar nje shume mbi 80.000$ ose ne te kundert do me fusnin ne burg. Good Luck ju them atyre…tik taku afron.

  2. alphade says:

    Zoti zv. Ambasador i nje vendi mik -stragjik i SHBA !
    Nje pershendetje e qarte, lakonike, koncize …..nga
    ana juaj, por a degjon a e dini ju se Presidenti yne i
    nderuar nuk ka as veshe per te ndegjyar dhe as sy
    per te pare realitetin aktual drejtpersedrejti ne sy.
    Atij i vjen per shtat kjo aforizem: “Sikur aksiomat gjeo-
    metrike te preknin interesat e njerezve, ata do t’i per-
    genjeshtronin” ……Thene nga nje filosof i madh,emrin
    e te cilit nuk po e permend per mos ngjallur polemika
    politiko- ideologjike si argument justifikimi………..!

  3. lexusi says:

    EPO te vjen tjetri nga AMERIKA dhe tregon njemij her me shum kujdes per ket popull se kta palaço politikan kjo esht shokuse , nuk ju vjen turp faqezinjt e kti vendi , rrespekte zoti AMBASADOR jeni i nderuar dhe i rrespektuar nga ne SHQIPTARET per sa koh na ndimon me deshir , RESPEKTE dhe pun te mbar ne vendin ton , jeni si ne shtepin tuaj . ne populli SHQIPTAR kemi shum nevoj per ndimen tende te çosh perpara drejtesis njerez qe ne nuk na kan pyetur fare por vetem na kan genjyer mashtruar vjedhur dhe vrar , vetem fuqia dhe ndima jote fut ne burg sali kriminelin qe ka djegur tre her kte vend dhe ka vrar njerez pa fund , bashk me lulin e PDs qe shiti detin tek greku dhe i ka vjedhur kti populli 250 milion euro vetem me nje firm e i shpetoj gjyqit me procedur , ka vrar 4 qytetar te pa fajshem ne mes te bulevardit ne bashkepunim me saliun ne 21 janar, na ndimo zoti ambasador çoi perpara drejtesis kta kriminel , vetem tek ju kemi shpres dhe tek shtetet e bashkuara te AMERIKES , jeni te vetmit qe vini drejtesi ne kte vend dhe qe mund te ktheni mbrapsh gjen e vjedhur nga grabitsit e politikes SHQIPTARE dhe lakejt e tyre , rrespekte zoti AMBASADOR .

  4. nord.al says:

    Tre mesazhet , jo tri mesazhet.

  5. "BOHOTINA" says:

    Ju falemindetit. Ju jemi mirenjohes.

  6. like says:

    shba paska haper syte me ne fund dhe po kerkon shpetimin e popullit shqiptar tek ligjet dhe institucionet. po pse more vulehumbur. mos po ndihesh gje i tradhtuar nga miku juaj i vjeter?
    Juve jeni tallur me kte popull dhe lirine e tij tridhjet vjet. dhe kot fare.

  7. behar says:

    Me duket se edhe ju perfaqesuesit amerikane keni perfituar shume nga pervoja shqiptare,pervec gjerave te mira jeni infektuar nga disa veti,menyra sjelljeje ndoshta jo burimore shqiptare por te eksportuara nga lindoret ne vendin tone.Besoj e dini kuptimin e fjales avash-avash,apo te henen e ardhshme,muajin e ardhshem,ne fillim te vitit,ne shtator etj,etj.Keshru si une ka me mijera shqiptare qe nuk pajtohen me qartethenie se ne(perfaqesuesit diplomatike te huaj)respektojme te zgjedhurit e popullit shqiptar e me ta do bisedojme per shume probleme qe ka Shqipria,por ky eshte nje cinizem diplomatik!Ju e dini shume mire qe ata qe zyrtarisht perfaqesojne popullin shqiptar jane shkaktaret kryesore te mjerimit tone.Ju nuk mund te justifikoheni me mbeshtetjen qofte edhe ‘nga padijenia’qe i jepni ketyre horrave te kombit shqiptar,ju nuk mund te justifikoheni se jeni te huaj e shqiptaret duhet t’i zgjidhin vete punet e tyre,ju i meshoni tej mase stabilitetit me barkun bosh e pa dinjitet sesa revoltes popullore,ju nuk keni pse beni paralajmerime(nese vertet keni deshiren e mire qe te na ndihmoni)per gjoja luften kunder korrupsionit,krimit “te organizuar’ kur cdo dite pini kafe ,hani dreka e darka pune(me parate e shqiptareve te varfer)me kriminelet e kollarisur,sherbetore te perulur ndaj jush e teper arrogante me bashkeatdhetaret e tyre.Keni vite qe premtoni bllokimin e vizitave te perfaqesueve te larte tanet ne vendin tuaj por pervec ish kryeprokurorit i keni mohuar vizitat vetem disa “biznesmeneve “te dores se dyte(qe nje miku im e quajti shkelje e te drejtave te njeriut mohimin e levizjes se lire).Une vete do t’ju keshilloja qe jo vetem te bllokoni vizitat ne Sh.B.A te ketyre krimineleve por moslejimin e tyre te dalin as nga Shqipria e atehere do te shikoni se cfare do jete reagimi i krimit ne vend.Uroj qe ndonje perfaqesues i ambasades ti hedhi nje sy ketyre verejtjeve te nje qytetari te thjeshte.Uroj qe do t’a botoni komentin.

  8. Berti says:

    Shyqyr qe ka Amerikon, zoti bekofte SHBA !

  9. naimi says:

    kur do e mesoni qe numri tre ka gjini tre mesazhe jo tri mesazhe, mesazh-mesazhi eshte gjini mashkullore, fakti qe ne shumes mbaron me -e nuk do te thote qe eshte gjini femerore. gazetare pa minimumin e njohurive gjuhesore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje