Historia e pabesueshme: I verbri që u bë heroi i një Shqipërie të tërë dhe që mori dhuratë nga vetë Enver Hoxha

25 Tetor 2018, 18:56Politika TEMA

Fuat Çela mund të konsiderohet si një hero i pashpallur i kohës së komunizmit. I gjithë populli gëzonte famën e një heroi, por ai asnjëherë nuk e fitoi titullin hero i punës socialiste.

Ai ishte i ftuar në emisionin “Histori me Zhurmues” të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço ku tregoi se ka punuar në aksione të ndryshme krah gjithë të tjerëve dhe se nuk panonte kurrsesi të trajtohej ndryshe.

“Unë kam qenë 6 vjeç kur kam humbur shikimin. Gjetëm një bombë italiane dhe nisim ta gjuanim me gurë si lodër. Kur ngela pa sy babai dhe xhaxhi më çuan në Tiranë në spital.

Kur e morën vesh që unë ngela i verbër njerëzit thonin më mirë të kishte vdekur. Kjo ishte shumë e vështirë për mua kur e dëgjoja.

Kam filluar të punoja që në moshë të vogël dhe nuk e kam ndjerë. Vetëm një gjë nuk bëja dot, të prashisja misër. Jetën e kam kaluar vetëm me punë.

Në koperativë nuk kam pranuar të më mbanin me hatër, punoja me normë si gjithë të tjerët.

Por kur shkova në hekurudhën Rrogozhinë-Fier bëri bujë sepse në koperativë për të gjithë unë isha normal. Unë jam dekoruar shumë herë për punën që kam bërë.

Ditët e para gazeta Bashkimi shkruajti për mua dhe ishte rasti i parë për mua që dilja në gazetë. Kur u ktheva nga aksionin filluan të më vinin shumë letra, e gjithë Shqipëria më shkruante.

Një djalë nga Lezha erdhi dhe donte të qëndronte afër meje në punë dhe e lejuan. Ai ka lexuar shumë për mua.

Në Skrapar u ktheva si njeri tjetër se shumë njerëz më thoshin mos shko në aksione sepse isha i verbër.  Kohë më vonë unë i shkruajta Enverit një letër dhe ndër të tjera i them që edhe pse nuk jam komunist, teserën e kam në zemër.

Enveri e merr letrën dhe më kthen përgjigje dhe bashkë me të më sjell edhe një radio.

“I dashur Fuat, po të dhuroj një radio të cilën e kam kujtim. Ti e di që kujtimet ruhen dhe nuk dhurohen, por për këtë rast po ta dhurojmë këtë radio ty, heroit tonë. I yti Enver, shkruhej në letrën e tij”, tregoi Fuat Çela.

6 komente në “Historia e pabesueshme: I verbri që u bë heroi i një Shqipërie të tërë dhe që mori dhuratë nga vetë Enver Hoxha”

  1. tirona says:

    Ti je trim mbi trimat,se je trim pa sy..thuhej ne ate kohe.Ishalla I Kane dhene ndonje pension.

  2. Toni says:

    E vertet komunista ne shpirt e ne zemer ishin vetem te verberit.

  3. Lumo says:

    Ka ende shwqiptare idealiste e atdhetare, qe punojne e mendojne per te miren e vendit e jo per te mbushur xhepat duke vjedhur djersene gjakun e popullit te tyre.
    Kur do te shpetoje ky popull nga ata?

  4. Plaku Xhuxhumaku says:

    Ky pa sy, pa sy po armikun e dermonte se bente qitje dhe e conte plumbin gjithmone ne qender te tabeles. Atehere gojet e liga thane qe shikonte pak nga njeri sy, por e verteta asnjehere nuk u provua ne gjyq. Edhe pas renies se komunizmit ky vazhdoi te mos shikonte dhe vazhdoi te adhuronte Enver Hoxhen, Asnjehere nuk e besoi qe Enveri kishte shkuar ne pidh te Anesë. Kur filloi te hante mire, pyeti si eshte puna. I thane Enveri te ka derguar nje tallon suplementar. Fuati vazhdon ta besoje kete eshe sot e kesaj dite.

  5. Eri says:

    Beni krahasimin e ketij njeriu me Liken.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje