Kaç Islami ka filluar të rishfaqet gradualisht në skenën publike pasi u la jashtë nga kryedemokrati Lulzim Basha në zgjedhjet elektorale të vitit të shkuar.
Ish deputeti socialisto-demokrat herë pas here publikon ndonjë shkrim ku sulmon kryesisht kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin qeveritar.
Sipas tij, shefi i qeverisë është në ditët e tij në pushtet duke paralajmëruar “Epokën Basha”.
Ndërkohë, ai bën edhe një zbulim ku tregon se ka informacione se në takimin “kokë më kokë” Rama i është përgjunjur rivalit të tij në politikë Basha.
Ndër të tjera ai shkruan:
“Me marrjen e të gjithë pushteteve, në vitin 2017, pasi kërcënoi opozitën dhe mashtroi liderin e saj pasi kishte zhvilluar një takim të fshehtë me qarjet, lëpirjet e përuljet e tij karakteristike, Rama do të gjëndej në fillim të vitit 2018, duke sunduar i vetëm, i rrethuar vetëm nga një Kupolë servile e klienteliste e përbërë nga oligarkë, bartës të krimit e trafiqeve, prostitucionit e pastrimit të parave, dhe nga disa manenikë e kukulla të pështira e të neveritshme…
Tanimë Sekti Rama kishtë vënë të gjithë sistemin nën kontroll, për të nisur kalbëzimin e qelbur dhe fundosjen e tmerrshme.
Kjo do ta detyronte Ramën të vihej i vetëm, së bashku me një grusht grabiqtarësh e zullumqarësh, përballë të gjithëve, jo vetëm politikisht por mbi të gjitha
Shuplakën e fortë do ta merrte nga Gjermania e Hollanda që jo vetëm do ti grisnin në fytyrë raportin e sheqerosur Mogherini-Hahn-Fleckenstein por edhe do ti mbyllnin fatkeqësisht derën e negociatave Shqipërisë e shqiptarëve duke thënë preraz e troç se qeveria është e korruptuar dhe e inkriminuar dhe nuk ka asnjë gjasë të kalojë portën e BE. Se shqiptarët po ndëshkohen për shkak të keqqeverisjes që po suportojnë.
Në këtë moment do të mbaronte edhe demagogjia e mashtrimi me sukseset imagjinare të kësaj qeverisje mashtruese e banditeske, që askush nga qytetarët shqiptarë nuk e kishte besuar prej kohësh, por që vazhdonte të sillej arrogante sepse disa zyrtarë të kompromentuar të Brukselit përmes “diplomacisë së kanabisit” i kishin krijuar hapësirat për të manovuar e mbijetuar dhe shitur dështimet si suksese imagjinare.
Skandalet e shumta e madje edhe arrestime për shou të peshqve të ngordhur do të zbulonin para publikut lidhjet e Kupolës së qeverisë së tij me kriminelët, me oligarkët, me trafikantët, me banditët, me pastruesit e parave të pista dhe kështu do të ndriçohej në sytë e shqiptarëve dhe ndërkombëtareve e Vërteta e Madhe e këtij rregjimi oligarkik e kriminal dhe Bëmat e Zullumet ku janë zhytur që nga dita e parë e qeverisjes Rama me ministrat e tij, shumë nga (ish)deputetët e korruptuar, drejtues në pozicione kyçe të administratës publike, drejtues të bizneseve të klientelës, manjatë të medias së Rilindjes, deri edhe drejtues të lartë të Prokurorisë e disa gjykatës të vënë nën kontroll nga Rilindja. Këto skandale do të provonin gjithçka kanë thënë kundërshtarët e tij dhe opozita, për lidhjet e Ramës e të Sektit të tij me
korrupsionin, kriminelët dhe trafikantët dhe sa herë që Rama përpiqet të mbulojë një skandal me një tjetër veçse zhytet në një tjetër dhe kështu deri në fundosjen e plotë.
Skandalet e shumta do ta zhysnin çdo ditë edhe më thellë edhe për shkak të përpjekjeve qesharake e të neveritshme për të dalë prej batakut përmes skenarëve të sajuar apo betejës donkishtekste “antibabale”, antishpifje apo “xhensiliane” që askush nuk i beson dhe me neveri tallen, apo me ato të arrestimeve qesharake të peshqve të ngordhur me të cilat tallen të gjithë qytetarët e ndershëm që presin vetëm shporrjen dhe ndëshkimin e Ramës, e kokës së kësaj Kupole sektare.
Shumica e shqiptarëve janë tashmë të bindur se prej kohësh Rama as nuk po qeveris dhe as nuk do të mund të qeverisë dot më për shkak se është peng i kriminelëve, trafikantëve e banditëve dhe po kalbëzohet i kapur me thonj pas pushtetit, duke përhapur erën e ndotur të bëmave dhe zullumeve të panumurta, që po kundërmon Shqipërinë por edhe të gjithë Europën, duke turpëruar shqiptarët kudo që ndodhen….
Kancelaritë kryesore i kanë të qarta lidhjet e Sektit Rama me kriminelët dhe trafikantët dhe çdo ditë po hedhin në treg fakte e prova, thënë ndryshe kanë filluar ti heqin ditë pas dite tullat kësaj ngrehine të korrupsionit, krimit dhe trafiqeve; për ta fundosur pa shumë zhurmë këtë qeverisje të kalbëzuar.
Por sidoqoftë siç do e keqe edhe ky kalbëzim i qeverisjes ka një të mirë, Rilindja ka filluar të fundoset në landifildnin e “qelbësirave” mbi të cilat u themelua dhe u zhvillua…” shkruan ndër të tjera Islami. (TemA)
Bo bo, ktij Kacit i mban goja era mut
gjalle qqenka ky une thashe se vdiq!…Sa gezim!…
O Kaçi zi, o njeri karavidhe e pa personalitet, politikan shpirtzi e mashtrues.
Kur nuk te hoqi qafe Berisha ne 97 , por te shpetoi duke te strehuar ai miku qe me vone u tregove mosmirenjohes me te.
Qyqja…si “shkruan nder te tjera”?
Pse ka,shkrujt edhe me shum se kaq,sa citon tema? ?
Epo kur u be ky morr. Po je bere si mize muti, ku dhjet Berisha ti ndalon e ha.
Kaci, ka lepires me te madh se ty o idiot me kembore ne qafe. Ti do rrahur.
Ste lexova se qeke gjalle..
I deshperuari kaci i zi apo i bardhe ,i braktisur nga te gjithe krahet e politikes,prrt qe ti mbyllen dyret e integrimit Shqiperise.Turp per ty kac qe ke qene ministrr i komunizmit qe mbyllje universtetin,minister i jashtem,minister financash i qeverise socialiste,po dhe kryetar parlamenti .E per cfare na duhesh ti.Me mite hesht se muk vlen per asgje,je tejet i konsumuat
Degjo o Kastriot Islami,une qe po te shkruaj kete koment jam mallakastriot dhe dikur ti ke qene deputet ne mallakaster,mallakastriotet te respect -onin si deputet por ti zoteri je kethyer nje fundrine e ndyre. Ti fashist muti ulurinje me te madhe se do tu thyjme kockot demokrateve tek sheshi i stadjumit dinamo, ti more fytyre muti ti more zgjebaruk muti,ti je nje njeri i pa fytyre.Ti nuk je mallkastriot i merr keqen mallakastres,ti je spiune i ndyre,ke dhe fytyre dhe na jep ment,ik more zagar i Sali tradhtarit.
Me e shumta qe mund te besh me kete rrelike historike, eshte injorimi i ketyre qe shkruan ! Mundim i madh, qe te lexosh e komentosh nje kadaver te pakallur!
Flm or Kaq! Per informacionin dhe komentin!
Pse s’thu ti Rama ka tall menderen me L.Bashen!
Ka bo gjasme o idiot! Dhe perfundimi…. : Ref.S. Berisha ” sa te jete Rama km, Pd (L.Basha) nuk vjen me ne pushtet! Naten Kaqo! Numro hapat neser nga Liqeni!
Pse , akoma se keni marre vesh..? Kaçi i Zi vdiq qe diten qe nga i majt u be i djathte..!