Budalla me shkollë të lartë...

27 Tetor 2018, 16:26Politika TEMA

Nga Alma Nikolli

Nëse je me shkollë të lartë duhet me doemos të dish sa është Everesti, maja më e lartë në botë. Pa rrumbullakosje.

Duhet medoemos të dish çfarë mendon Donald Trump, kur lë Melaninë jashtë çadrës që laget në shi.

Ti, si me shkollë të lartë që je duhet të mos e ngresh zërin në një debat të zhurmshëm, se dreqi e mori je me shkollë.

Imagjinooooooo… të mos dish se kryeqyteti i Brazilit është Brazilia dhe jo Rio, të rroftë shkolla!

Po pate shkollë të lartë duhet që të dish si e do komshia kafen.

Shkolla e lartë medoemos të mëson politikat ekonomike ndërkombëtare.

Nëse je me shkollë të lartë dhe një këngë s’e zbulon “Shazam” (Program që shkarkohet në celular dhe të tregon titullin e këngës), ti nuk e di, je kulturalisht dobët.

Po pate shkollë të lartë nënkuptohesh që nuk ke se si të mos thuash mirëmëngjes i pari dhe duke buzëqeshur, edhe nëse në ëndërr ke parë dinozaurë që po të gllabëronin.

Edhe shkrimin e mjekëve, një shkollëlartë duhet të dijë ta deshifrojë, se doktori është “dorë e tij”, është me shkollë.

Pale të mos kuptosh një kronikë televizive gjithë teknikalitete, krejt të kundërta me fushën tënde, të hidhet poshtë shkollimi, me vendim unanim fisnor.

Nëse je me shkollë ti duhet të jesh i lartë. Të dish. Të thuash se di. Të mos kesh gjëra që nuk di.

Qysh se lulëzuan analistët, shkolla e lartë filloi të na turpërojë. Të na përndjekë.

Kur ato zonjat e zotërinjtë në ekran flasin me siguri për një filan çështje, për çdo temë me vite dritë larg fushës së vet të studimit dhe ti si shkollë lartë nuk dite t’i përgjigjeshe bindshëm pyetjeve të vështira, pyetjeve që duan një jetë për t’i ditur… u akuzove se je me shkollë, mos u mërzit. Nuk je vetëm, analistët janë pak, realistët që nuk dimë, jemi shumë.

Thuaj nuk di. Kam harruar. Budalla me shkollë të lartë do të thonë gjithsesi.

31 komente në “Budalla me shkollë të lartë…”

  1. Ylli says:

    Nese nuk uleret me kete popull idiot ,te pakten behu ironik.Ketu injoranca me shkolle dhe arroganca me master eshte kudo ,ne cdo zyre ,karrige ,panel ,studio e forum.
    P.sh kryetari i Rilindjes per Durresin ,naltmadhnia e tij Vangjush Dako Emanueli i IV i shpjegonte popullit plot kulture te Durresit dhe Shqiperise qe ….ai shejtani i Shijakut more ,Niçja qe ka emrin e atij gjermanit poet a shkrimtar ,ku ta di une.!?!?!?
    Behet fjale per Friedrich Wilhem Nietzsche filozofi i madh gjerman ,ndoshta me i madhi i filozofise.
    O Zot apo o Zarathustra ,ky Emanueli i Durresit eshte me i zgjuari i Rilindesve bashkiake.Imagjinoni si jane te tjeret p.sh Termet Peçi.

    1. pjeter says:

      Hahahaha ke te drejte Ylli, imagjino si duhet te ndihet ai i supershkolluari Ylli Manjani pasi ka lexuar kete artikull.Me duket se eshte me shkolle dhe me master, dhe ka kohe qe bredh qoshe me qoshe ne kerkim te vendit ideal.

      1. Grigor says:

        O Ylli. Per Termet Peçin nga Progonati do të dish ti mo? Per trimin e Partisë? Po Termet Peçi e shtron rrugen e Tepelenes me terfil dhe shtog turfanda kur vjen kryetari mo. Cili Kryetar? Ç’eshte kjo pyetje mo? Po ne nje Kryetar kemi mo, kryetari Mao, dmth Rama desha te thosha.
        Dhe Termeti eshte kokederr. Nuk pyet per njeri. Eshte me kokederr nga Aldo Bumçi. O ja çon vetë kafen Rames me doren e tij, o bie dhe vdes. Edhe Also Bumçi nuk e ben kete me Saliun. Bythen ja lepin Saliut ai, por kafen? Kurren e kurrë.

    2. Feniks says:

      Ne se kjo vajze e mat shkollen e larte vetem me marrjen e nje dipllome dhe di vetem se si e pi kafen komshiu etj,atehere ketij lloji te shkolluarish vetem SAMARI u mungon!
      Pas 90-0tes nuk ka me shkolle te larte,por diplloma te larta!
      Shkolle te larte quhet sot edhe kur nuk ke lexuar qofte edhe nje liber artistik,nuk di as himnin kombetar,nuk njeh historine e vendit tend apo kur clirimtareve te Shqiperise,partizaneve heroike i quan kriminele,ndersa bashkepuntoreve me pushtuesin i quan heronj,qe aftesia e vetme e tyre sot eshte qe te numerojne milionat qe u jep shteti fashist per ditet e burgut qe kane bere,pavaresisht se dikur jane denuar per vjedhje,pederaste,spiune,diversante,kriminele etj!
      Sot te gjithe keta plehra quhen heronj!
      Me shkolle te larte ishin ata qe e mbaruan shkollen ne socializmin diktatorial,qe projektonin dhe ndertonin fabrika,uzina,kombinate,hidrocentrale,hekurudha,miniera,mbronin atdheun,sherbenin ne aviacionin luftarak dhe floten detare luftarake,qe prodhonin anije peshkimi,televizore,kabllo bakri,ferro krom,stofra leshi,pesticide per bujqesine etj,etj!
      Po sot cfare bejne keta te SHKALLUAR?
      Nje mut!

    3. greece is shit says:

      Pa i hequr nje presje te asaj qe thote Ylli, do mbetesha i paditur dhe habitshmeria ime do arrinte kulmin nese per nje cast nuk pashe emrin e Xhelal Mziut apo emrin e Sali Bishes, jo se sot nuk te vjen era permjerje por sepse kujtimet e shkurtera rreth bemave dhe perdhjer’rjes se PD me ne krye Sali Bishes, apo guximi jone per te shkruar ne te njejtin portal te shitur ku shhkruan edhe Panajot Barka, nuk na bejne me pak dele, por dele me shkolle te larte ….. dhe me master ama…..

  2. ME EMER says:

    .. DO TE DOJA TE NDERHYJA NE SHKRIMIN TUAJ DUKE JU THENE PIKE SE PARI SE SHKOLLE TE LARTE PO KE , E KE PER VETEN TENDE . SHKOLLA E LARTE NGA JASHTE ESHTE TREGUES SE KE “BAGAZH “, SE KE BERE PERPJEKJE NE JETE PER TU BERE DICKA ..! POR KUR NUK JE I AFTE TE BESH ASGJE PER ATO QE KE STUDIUAR , DIPLOMA NUK KA VLERE ,PAMVARESISHT SE BUZEQESHJEN DHE SJELLJEN E KULTURUAR DO TA KESH , NGADO QE TE SHKOSH , KUDO KU DO VESH ..!

  3. Ilir says:

    Po kur nuk di se kush eshte mali m i larte ne shqiper, c’thua ti moj cupelin? Je i mencur? Duhet te dish si behet seks qe te mos jesh budalla me te larte po pa te mesme. Merrni me gjers te tjera. Kjo shkolla tani eshte zero para asaj te Sistemit tjeter.

  4. rexha 10 says:

    SHKOLLA E LARTE MOJE ZONJE ESHTE ,QE KURE TE JESHE NE NJE EVENIMENTE ,PAKE RENDESI KA, PUBLIKE ,APO PRIVAT ,SAPO FILLON TE FLASESHN PER DICKA TE TJERET QE TE NDIGJOJNE E VLERSOJNE FJALIMIN TENDE ME HESHTJE, OSE PUSHONI SE PO FLET FILONKA.DIPLOMA KRISTALI KA SA TE DUASH,POR NE JETEN E PERDITESHME NUKE VLEJNE.ESHTE E PAMUNDUR QE TE MBAROSH NJE SHKOLLE TE LARTE E TE MOSE KESHE NJE PROFESION.SHKOLLA E LARTE TE BENE MINISTER,DEPUTET,DREJTOR..POR TE JESHE MINISTER,APO DEPUTET ,APO DREJTOR ,NE QOFTE SE NUKE E KE BERE SHKOLLEN E LARTE ,NUKE MUNDE TE BEHESH PROFESOR,APO DEKAN. NE CFARE DO SISTEM KAPITALISTE APO DEMOKRATIKE,KOMUNISTE ,VETEM SHKOLLA NUKE HUMBET KURRE ,E THEKSOJ.

  5. Zeqo says:

    Si perçartje m’u duk. Mos ka tempretaure vajza?

  6. Lapsi says:

    Ne nje udhtim me anije nga pika a per ne piken b, qe zgjaste shume , u takuan nje njeri i shkolluar me nje fshatar. E pyet njeriu i shkolluar dhe i lexuar fshatarin; ore po ske bere shkolle ti ? Jo, thote fshatari. Te paska ike gjysma e jetes. Mbas nje dite udhetimi anija fillon avari dhe po mbytej. Ne rremuje e siper takon perseri te dy. E pyet fshatari te lexuarin ; ore di not ti ? Jo i pergjigjet…? Urime çupkes per shkrimin.

  7. 4 Almen says:

    Alma,
    Me kete shkrim qe ke bere, habitem…
    “…se si e ke bo shkolle e larte. .”
    :-)) :-)) :-)) :-)) bej shaka.
    Shkrimi I juaj eshte shume shume I vertete.

  8. ? says:

    Shkolla e lartë blehet me lek në ballkan.

  9. anastasi says:

    O i nderuar Mero Baze.Me vjene keq per botimet qe beni,per disa shkrime ju as nje ore nuk imbani i ndryshoni,mos i botoni P.SH, shkrimin per zonjen Misila Doden–qe “Edi Rama ka marr fund dhe do permbyset”as nje ore e mbajtet dhe fytyren ja hoqet pse,pse? ??.

  10. UK LABI says:

    Çfar nenkupton shprehja e P. Vasilit, i cili, kur flet per E. Ramen, e quan “shkollepaku”? Po S. Berisha, per te cilin, nje fans i tij i zjarrte thoshte dikur :”S. Berisha adhuron lirikun e madh boteror S. Eseninin”, kur flet ne parlament, jo qe me shkolle nuk duket fare, por te jep pershtypjen e nje plake grindavece, e cila, mer neper goje te gjithe katundin. Jam shume dakord me shprehjen e R. Qoses, sipas te cilit S. Berisha eshte nje “autokrat blegtoral”

  11. Ai says:

    Meqenese e ke mbyllur bukur,nuk po te pervishem mire e mire.
    Meqenese ti ke shkolle te larte dhe une me tetevjeçare,po te them nja dy fjalle
    Por, po te kishe ARSIM te larte,nuk do ndiesha shume
    Ehh moj simpatike… sa ndryshon arsimi me shkollen,nata me diten.
    Po moj simpatike,pres qe çdo “femije” me shkolle te larte te dije fiks kufijte e shqiperise…plaça ne i di 10% e te shkolluarve me shkolle te larte.
    Po moj zonje( mesoje dhe kete,çdo femer eshte nje zonje),pres qe te dish fill e per pe kush ishte Aishtaini,Njutoni,Tesla,Fleming-u( jo flamingo bukuroshe),ja dhe njeçik Galileon,hajde dhe Edisonin( jo ate simpatikun e lagjes).
    Pres te dish Sesben se çfare jane sistemet politike se çfare mundesojne ato( nga keto na vjen jeta).Zemra,jo partite politike.
    Ti permenda keta shkencetaret kastile moj simpatike,sepse keta kane SHPIKUR shume gjera nga ato qe nuk kane studjuar,por ARSIMI i tyre i beri qe te merreshin me çdo gje qe iu dukej e nevojshme.
    Dhe si me tetevjeçare qe jam,po te mesoj dhe dicka te fundit.Doktori gjithenje,prapa cdo pacienti,i lutet zotit qe ta beje mire.I lutet edhe per veten e tij,pavarsisht se shkolla e larte nuk ja lejon.
    I them keto per rreshtat e para qe ke shkruar,se sa per mbylljen do shtoja: Nje vajze me shkolle te larte nuk shikon kurrë emisione idiotash…por nqs shikon tv,preferon ndonje history,discovery ose ndonje reviste shkecerore…( apo kush rri e gugellon ndonje fjale shkecore!)

    Dhe e fundit fare.Ti je e lire te besosh dhe te besh çte duash me jeten tende,por femijet e tu presin nga ty permiresimin e jetes se tyre,dhe po te rrinin te gjithe ” ne pune e tyre” nuk do kishim nevoje per qyterim,mire ishim ne fshat te gjithe.

  12. Shvejk says:

    Po Kristali quhet shkolle e larte?

    1. realisti says:

      Tema qe ka kapur vajza eshte interesante dhe ngacmuese. Por me duket se shtjellimi le per te deshiruar. Ka bere nje ngaterrese te madhe midis edukates fmiljare ,qytetare dhe kualifilimit peofesional dhe skencor . Te flasesh me ze te ulet te respektosh tjeterin bshkebiseduesin keto nuk kane nevoje per shkolle te larte. Te mos meresh me thashetheme lagjeje , me shpifje sharje per kete nuk duhe shkolle e larte por edukete dhe qytetari. Ndersa per te ditur lartesime e Everestit apo te tejera njohuri mbi gjeorafine fiziken elonomine apo shkenca politike duhet mepatjeter formimi akademik shkollor qe zefill nga tetevjeçarja deri ne universitet. Pra duhen ndare gjerat qe ne kete shkrim jane te ngaterruara . Megjithate asgje s’te ndalon te jesh MJERI perpara ae te jesh me shkolle te larte.

  13. Të kuptohemi says:

    Ylli, une jam pa shkolle, ndaj Niçen nuk e vleresoj fare as si gjerman e as si filozof. Une kam te tjere gjermane me te mire se Niçen dhe kam filozof te tjere qe jane mbi Niçen e kuptohet jane edhe mbi ty. Po ti me ben dhe pershtypje se ke emer komunist: ylli, ndaj edhe ben nje popull te tere idiot, gje qe une nuk e besoj. Si ka mundesi qe nje popull i tere idiot dhe ti paske dale i mençur?! Nuk e di ne e thote Niçja, s’ke faj ti.

    1. Ylli says:

      Mos u lodh te me bindesh qe “te kuptohemi” se je pa shkolle .Duket nga krahasimi qe i ben emrit “YLL” me komunizmin.Shenje e te shkuarit ne shkolle dhe jo e te shkolluarit.Kot sa per info ,emrin e kam nga gjyshja ,nje antikomuniste e perhershme.
      Nuk e di a pelqen ndonje gjerman pa emer ,se me emer nuk the asnje perveçse Nietzsche (shkruhet keshtu se nuk kishte fatin te ishte nga Shijaku).
      Popujt pelqejne sharlatanet dhe teatralet ….ka dhene Nietzsche.
      Per politikanin ekzistojne dy lloj njerezish ,sherbetoret dhe armiqte.Prap Nietzsche e ka thene.
      Me vjen keq por ne jemi.popull dele.E di cfare i shkruanin Edi Rames ne facebook kur u nis te perjashtonte Sajmir Tahirin nga PS dhe Qeveria ??
      Mos guxo te shitesh Sajmirin se te piu e zeza !!!!
      Me vjen keq por ne jemi popull pa ndergjegje kombetare ,pa shtylle kurrizore dhe te paformuar individualisht.Nuk te ben shkolla jodele por deshira te mos ngjash me turmat e deleve rreth e qark.
      E mos mi ler gjermanet pa emer se nuk jane shijaksa.

  14. Emigranti NYC says:

    Ketu me Amerike Diplloma eshte gjeja e fundit qe te kerkojne per nje vend pune.E para experienca e dyta kreditet qe ke krijuar ne vite Fatkeqsija ne Shqiperi eshte se pjesa me e madhe e pozicioneve te punes jane ne shtet dhe per kto pune te duhet nderhyrje,leku,miku,partia etj Kur te hiqen kto ,do rregullohet Shqiperia !

  15. lavdosh says:

    Ese niveli shkolle e mesme. Ashtu si te meparshmet

  16. i durumi says:

    Edhe pse do me quajn enverist me duhet ta them me plot gojen qe shkolla e larte sot nuk ka as nivelin e shkolles se mesme te paras 90-tes nuk them te kohes se Enver Hoxhes se do me cajne trasin me 100 epitete te pa merituasra

  17. s n says:

    per pjatalarres e ka fjalen emigranti nyc

  18. sandri nita says:

    per pjatalares e ka fjalen emigranti nyc

  19. Arber Iliri says:

    Motra kryeqyteti i Brazilit eshte San Paolo. hahahaha je pa shkolle hahahaha.

  20. anastasi says:

    Lexova nje shkrim ne lidhje me pasurine e Lulzim Bashas.Pasuria e ketije hajduti ishte me skndaloze nga gjithe bandat fashiste. Ky njeri kishte nje pasuri sa te gjithe politikanet e tjere te marr se bashku.Kishte apartamente 10-15 apartamente dhe pasuri pa fund.O popull shqipetar ngrehuni ne protesta per kete fundrine dhe merrjani te gjithe apartamentet dhe te gjitha pasurite ku i ka ky fashist i ndyre, asnje meshire per kete hajdut te ndyre.

  21. Bujar Kanapari says:

    Feniks dhe ca te tjere.
    Numri i maturanteve qe meritonin te shkonin ne universitet para viteve 90, eshte i barabarte me numrin e maturanteve qe meritojne te shkojne ne universitet ne vitin 2018.
    Ndryshimi qendron se para viteve 90, shkonin vetem ata qe e merotnin dhe digjeshin dhe ca te tjere paer arsye te ndryshme, tani krahas artyre qe e meritojne shkojne disa here me dhume maturante me njohuri minimale.
    Cdo dash, varet me kembet e veta.

    1. Feniks says:

      Po more Bujar Kanapari ashtu eshte,por sot mbi 98% e atryre qe marrin dipllomen e shkolles se larte punojne kamariere,ndersa para 90-tes te gjithe punonin ne profilin e tyre!
      A mund te me permendesh sot nje nga ata qe kane mbvaruar universitetin pas 90-tes ,ne se kane projektuar apo ndertuar uzina,fabrika,kombinate,anije peshkimi,miniera,hekurudha,diga hidrocentralesh,traktore,rruge,kanale vaditese e ujitese etj,etj?

  22. andreas says:

    Shkolla e larte ne kete vend e ka humbur kuptimin qe ka patur dikur. Dikur habiteshe me te drejte kur nje person ishte me shkolle te larte, por nuk kishte formim baze ose kulture te pergjithshme…Sot nuk ka derr apo dose pa diplome, dhe njeri prej tyre eshte edhe artikullshkruesja. Une e mbaj mend sa i larte eshte Everesti e dashur, eshte 8748 m i larte dhe quhet nga vendasit Xhomolungma. Kjo sepse kam lexuar qe i vogel..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje