Nga Altin Ketro
Sa herë ka ndryshim ministrash të rëndësishëm, ato shoqërohen me teori konspiracioni. Në mjedisin politik shqiptar, ku thashethemnaja është bukë me djathë, ai merr përmasa butaforie. I tillë ishte edhe konspiracioni për dorëheqjen e ish ministrit Fatmir Xhafaj ku u thurën një sërë teorish të tilla ku, padyshim, mbizotëronin ato me karakter përplasjesh titanësh Rama-Xhafaj.
Më se një herë zoti Xhafaj u detyruar të thotë se gjithçka ka qenë një vendim i tij personal. Natyrisht, jo gjithçka thuhet troç në publik, por gjithsesi unë e besoj këtë version të tij. Ai nuk është një politikan që vjen nga hiçi, dhe as u katapultua në politikë sipas modelit të Lulzim Bashës. Zoti Xhafaj mbart mbi supe vite të tëra përvojë profesionale po edhe politike, gjë që e ndihmon të marrë vendime të matura e të pjekura në kohën e duhur, pa u ndikuar nga kurrkush.
Për asnjë ditë të punës së tij si ministër, ai nuk dështoi në përmbushjen e objektivave që i kish vënë vetes. I vetmi “dështim” i tij ishte i vëllai, dënimi i tij në Itali. Ky dënim u kthye në kalë beteje në luftën e opozitës kundrejt shumicës qeverisëse. Opozita arriti që vërtetësisë së pamohuar të dënimit italian të të vëllait, t’i inskenojë edhe një montazh të fëlliqur me telenovelën “Babale”, për ta futur gjithë debatin politik në një vorbull të neveritshme akuzash, koston e së cilës po e vuante edhe policia, po padyshim edhe qeverisja në tërësi.
Sado i suksesshëm dhe konkret të ishte (dhe rezultoi që ishte) ish ministri Xhafaj në punën e tij, ai, si një politikan race, e parandjeu se në këtë prag viti elektoral, do ishte një nga kartat e opozitës në luftën e saj donkishoteske me mullinjtë e erës. Nuk e kam fjalën fare për çështjen “Babale”, sepse ajo u kthyen në çështje vetë diskredituese për opozitën, por përmendja prej opozitës orë e çast nëpër ekrane apo takime me ndërkombëtarët e dënimit të të vëllait dhe lidhja e çdo krimi ordiner me emrin e Agron Xhafës, do të ishte në vetvete një kosto politike për mazhorancën në zgjedhje.
Dhe me kosto kam parasysh kohën që do humbte qeveria e cila, në vend që të trajtonte ato çka kishte bërë e arritur gjatë këtyre viteve si dhe të shpaloste programet e saj për të ardhmen, do fokusohej tek sqarimet: e lagu- s’e lagu, d.m.th., a duhet të rijë apo jo ministër i Brendshëm dikush që e ka të vëllanë në burg (ndonëse kjo ngjarje ka të bëjë me vitin e largët 2002).
Për këtë arsye, Fatmir Xhafaj i parapriu të qenurit të tij protagonisti i akuzave politike gjatë fushatës elektorale dhe me dorëheqjen e dhënë i la të kuptojë kujtdo (edhe atij më skeptiku) se kurrë s’e ka parë veten si të salduar në postin e ministrit. Ai iku me vullnet të lirë në momentin më të mirë të rezultateve në terren dhe me një mbështetje të padiskutueshme ndërkombëtare.
Po ta shohësh hollë- hollë, opozita nuk e kish hallin fare as tek Agron e as tek Fatmir Xhafaj. Sulmet e saj rrihnin shumë lart. Qëllimi ishte që nëpërmjet këtyre akuzave, që shoqëroheshin me montazhe babaleske të SHQUP-it, të dobësonin kryeministrin Rama me synim rrëzimin e kësaj mazhorance nga pushteti.
Kjo lloj opozite ka treguar se nuk ka fare principe dhe do ta shihni në javët në vijim që Fatmir Xhafaj, nga i akuzuar prej saj si kokë e krimit, do kthehet në një njeri të zakonshëm, duke dalë fare nga fjalori politik i kësaj opozite të mjerë. Ashtu siç dolën me radhë, Babalja, Alizoti, Xhisiela e Balla. Ah, po, preja e radhës tashmë është Dako. Telenovela e radhës vijon…
I ka arrdhur keq Ramës për qenin e Mbretereshes së Anglis .
KOKRRA E IDIOTIT, NJE SHKRIM QE NUK THOTE ASGJE , NGA FILLIMI DERI NE FUND .
babalja ishte e vertete 100%.
Po ky per budalla do na beje ne? E para nuk dua ta paragjykoje kete hetues te kohes se Enverit, qe sipas gojedhenave ka torturuar edhe njerez edhe per kete arsye nuk duhet te ishte ne asnje menyre ne funksione shteterore per punen si minister i brendshem. Por dua te theksoje: qe nuk e lejonte treshja e hijenave Meta-Rama-Berisha kete mavri me boje qe ti afrohej strofkulles se tyre te krimit. Ai thjesht ishte aty per te kapur ndonje hajdut xhepash, edhe ndonje fakire qe nuk kishte paguar dritat, te tjereve qe jane miq edhe te aferm te hijenave te kombit Meta-Berisha-Rama+Basha mender do i rruaje to… tani per tani. Ti kete si dhelper e vjeter e komunizmit qe je e kuptove edhe dhe ose te kerkuan doreheqjen. Po te jesh burre del me arsyen e vertete, e jo te hiqesh zvarre si zvaranik. Legen burre.
Pikerisht: gojedhenave!!! Jo fakteve! Kur gjykon nje njeri duhen fakte, Jo gojedhenave, se nuk po tregon per balonjzin e zi a per Mujin e Halilin.
tr-i mesiperm, sa do te perpiqeni qe sapunin ta shisni per djath , populli nuk e ha ate. i .Besoj se po mbrrin dita ,vonon por nuk harron eshte nje shprehje e popullit. Kush e ka mizen nen kesule do te kruaj koken.
Shkrimi thote shume edhe sikur babalja te jete 100 here i vertete.Ne luften kunder Xhafajt ,qellimi ishte Rama.Se as u piqet dhe as u digjet atyre per gjoja popullin. Karriken,karriken duan.Nuk jane mesuar te presin gjate.
Po sikur ky te behet shefi spakut ose bkh, ky ka qene dhe eshte i besuari i nderkombetareve, ndoshta dhe me shume se Rama, dardha e ka bishtin mbrapa, opozita nuk ka pare gje akoma.
Edhe une u hallakata ne kete shkrim kurgja nuk kuptova . Per mendimin tim me mire mos te jepte dorheqe se keshtu del sikur fitoj opozita e ne fakt e hoqi Edi Rama dhe fitoj ai dhe humi L.S I sepse sikur e bleu Ilir Meta .Opozita e ka fite qe ne 2002 shin qe i vellai ishte i denuar por kan bere sikur tashti e moren vesh se ju ka leverdis me e godit . Gjithashtu ne nje ane P.D ja hapur dhe Ilir Meta i maskuar i ka kerku qe te godiste P .S ne e ta perçante ate dhe ky(Xhafaj)me pas do godiste krahun tjeter, sepse gjynahet e P.S se i ka Sali berisha se gjitha dosjet e SH.I.K.-t dhe te prokurorise deri sa ka qene Llalla i ka Sala dhe dosjet e P.D se i ka Edi Rama dhe pas disa ditesh do filloje bubullimet ne P.D .
Do t’a zgjedhin ne organet e reja te drejtesise
Xhafes i takon ta thote arsyen konkrete perse u dorehoq. Po duhet te kete nje arsye shume te forte qe ai nuk e thote arsyen e vertete te doreheqjes, me nje fjale eshte arsyeja e arsyes qe i behet arsyes sime eshte arsyeja e arsyes qe i behet arsyes sime. Te tjerat, si puna e ketij shkrimit ketu me lart jane pordhe me rigon e me piper. Hajde Miri i Xhafajve, behu burre e thuaje perse u dorehoqe?
Po te ishe ti burre, ai edhe mund te ta thoshte te verteten, po ti je vec se nje kurve plake, prandaj nuk ta thote.
Puna eshte se nuk ta ka thene as ty qe je burre me mustaqe, po qe qihesh ne bithe.
Eshte strategji. Pas neser emerohet zv. Kryeminister.
Me cope idioti bythelepires nga ky Ketro nuk ka
Te vjen ndot te shikosh qe njerez te tille te imponohen per inteligjente.
Ik mer trap se na hapet barkun. Filloni me rradhe si suflere. Ik hani suflaqet e Janulles. Ngopni zorren, zorraxhinj