Gara në “përkthimin” e dorëheqjes së Fatmir Xhafajt

27 Tetor 2018, 17:44Politika TEMA

Nga Astrit Patozi

Më pyeti një mik sot se pse e kishte dhënë dorëheqjen Fatmir Xhafaj. I thashë, aty për aty, se nuk e dija dhe se nuk më interesonte shumë. 

Por ai nuk më ndahej dhe e donte patjetër një shpjegim. Për të shpëtuar i kërkova që të lexonte reagimin e opozitës zyrtare, sepse, me logjikë, ai duhet të ishte më afër të së vërtetës.

I kam parë, më tha, por më kanë ngatërruar më shumë. Se nuk gjen dot dy udhëheqës që ta interpretojnë njësoj. Madje ka midis tyre, që ndryshe thonë në mëngjes, e ndryshe në drekë, sepse darka nuk ka ardhur akoma.

Njëri thotë se u sakrifikua për të shpëtuar “Xhuxhin”, tjetri thotë nga frika e Saimir Tahirit, që do të dilte në konferencë shtypi.

Pastaj të tjerë e lidhin me vetë karriken e Edi Ramës, i cili e bëri të gjithën për të mbrojtur veten, por që nuk ka për t’ia arritur kurrë qëllimit.

Pastaj del dikush e thotë se po flitet se Xhafaj është regjistruar në një aferë pasioni, por në fakt ka plasur një konflikt i egër mes dy klaneve mafioze në qeveri.

Jam i sigurt, që pas gjithë këtij bombardimi shpjegimesh, shumë njërëz të opozitës janë futur në dilemën, nëse tani Fatmir Xhafën duhet ta çmojnë si personazh pozitiv apo negativ. Dhe nuk kanë faj.

Po të kishin dalë nga socialistët apo nga shtypi i majtë të gjitha këto versione, do të mendoja, pa një e pa dy, se i sajon vetë Edi Rama, që ta sfumonte sa më shumë të vërtetën dhe peshën politike të kësaj historie. Por është e qartë që “krismat” nuk vijnë prej andej dhe kjo e bën më të pazgjidhshëm lëmshin.

Ndaj i thashë mikut se ishte i lirë të zgjidhte variantin që i dukej më interesant.

Tek e fundit, kudo që ta vinte gishtin, ai do kishte më pak përgjegjësi për këtë garë të çuditshme fantazie, se sa ata që nuk i linin radhë njëri-tjetrit, si të bëhej fjalë për interpretim ëndrrash, e jo për një moment të rëndëshëm politik.

Kurse unë për vete nuk ngutem që të kem një mendim timin për dorëheqjen e Xhafës. Por do të pres ditën që do të na dalë ndonjë përgjim edhe për këtë çështje, sepse nuk mund të kuptohet ndryshe.

U bënë ca kohë në këtë vend që asnjë fenomen nuk shpjegohet dot pa ndihmën e përgjimeve dhe sikur u mësuam me këtë praktikë.

10 komente në “Gara në “përkthimin” e dorëheqjes së Fatmir Xhafajt”

  1. TAFUTI VUCIDOLI says:

    Me ne fund, Patozi, po fillon te flase si njeri mend.
    Deri tani, ka qene avull, o nga rakia, o nga bixhozi – tani qe edhe ky u ndalua.
    Gjithsesi, gjene mire.

    1. XheJ eN Bi says:

      Patozi e ka thën mirë në fund se pret sa të dali ndonjë video përgjimi.Dhe do dali ,po jo me Babalen.Për këtë rast PD-ja do jetë më e kujdesshme që ta realizojë që ta besojnë dhe vet se është ” origjinal”.

  2. ☝️ says:

    Fati su dorëhoq. ,por u shkarkua.

  3. pjeter says:

    Me shume mundesi do te zhgenjehesh pas pritjes se gjate o Astrit.Kjo menyre e temenduar, thellon akoma me shume hendekun qe ju ndan nga ju dhe ata qe qeverrisin sot.

  4. anastasi says:

    Degjoni o socialist, nje fare thuthuq i pd -ist, nje spijune i Sulltanitt ka deklaruar se tani radhen e ka Taulant Balla a e
    njifni kete thuthuq,kete qorr,kete spijun, kete fytyre te ndyre. Sulltani me nje grup fashista te ndyre do te bejne grusht shteti per te permbysur Taulant Balla,po kush eshte ky grup.Ky grup jane qe te gjithe halet e partise bolshevike dhe komuniste,njerzit me zagar te poullit shqipetare.Prandaj mprefni shpatat per tu tregua vendin,sidomos thuthuqit.

  5. Spartak VERDHA says:

    Mero .
    E di si e ke thonë . Si ajo konga : Robi plaket kur do vetë . E tu bofsha . Si , si . Iku kur desh vetë .
    E sa për Reformën në Drejtësi , kadalë njëçikë , se , në se ka , një Reformë , e cila , tërhiq majtas , tërhiq djathtas , tërhiq lart e tërhiq poshtë , si dhe tërhiq brenda e tërhiq jashtë , u shkëly fare për dy vjet dhe përfundoi si paçavure , MYSYBET , është ajo në drejtësi , me votim 100 % sa , nuk quhet LIGJ , por MALIQ .
    Shife si kemi mësu . VETTINGU po bohet limonatë , pa përmend , që kanë kërku edhe një Kompani shtesë organike me nja 30-40 miljon Euro plus . Asnjë organizëm i sistemit të Drejtësisë nuk është në funksion . 1 vit , me Prokurore të Përgjithshme SHTETI të komanduar , Gjykatë Kushtetuese jo . Gjykatë të lartë jo . KLD jo e jo , të na rrojë Likja , Këshilla Prokurorie e Gjykatash jo e jo .
    Prandaj mos i jep merita , që nuk egzistojnë , por edhe që nuk është faj i tij .
    Shumica po dalin blozë me abuzimin e pasurive që edhe me VETEDEKLARIM , nuk i justifikojnë , dhe i thonë ti gëzosh . . Për ç’farë
    po duhen me shtu rob të tjerë , kur ti i thu hik me ato që ke vjedh e abuzu .
    S’do mend , se edhe VETTINGUN e POLITIKANEVE dhe PUSHT – TETAREVE që kap miljona , dhjetra e qindra miljona euro abuzime , vjedheje , vrasje e shkatërrime , kështu do e trajtojnë .
    Duket që kur i kërkojnë mendim VENECIAS , se gjoja mos i hyjnë në hak hajdutëve e kriminelëve . Pikaaaa ! Tallet BOTA e VENECIA me ne .
    Xhafa kishte një të mirë . Ishte qefli televizori , se për detyrë funksionale si Ministër i ministrisë së Brendshme e Rendit , harroje . Rezultatet ishin e vazhdojnë të jenë blozë . DERI SA JETA IME S’VLEN E MERRET PERDITE RRUGEVE , ME ARME DERI NE PJACE TE QYTETEVE , ME DINAMIT , ME VJEDHJE E KANOSJE , mos më fol mo , se do të kthehem edhe ty pastaj . Për ç’farë ishte ai , me ruajt jetën , pronën e dinjitetin e integritetin tim , apo me ruajt dashnoret e politikanëve .
    S’po ta zgjas , që të mos mërzis o Mero djali , se dukesh , që këtë punën e analistit e ke me qejf , ani se flet përgjumësh .

  6. Mikel says:

    Kjo foto flet shume.

  7. Lennard says:

    Ore Patoz ,qe Mbete Lloz.Duhet te kuptosh se Njeshi ne Shqiperi ben Ligjin .Ata qe vijne pas Tij Jane Zero(0). Ae e kuptove O Toc Katerqosh.

  8. heroi says:

    ky do te perfshiejte gjithe te implikuarit pa dallim.

  9. ta says:

    e verteta nuk gjendet ne endrat e saliut,po me cuditni se sala i di te gjitha,bobobo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje