Nga Artur Ajazi
Ja dhe Fatmir Xhafaj iku, dhe iku kur shtroi disa trase sigurie, iku kur vendosi disa shina për reformën në drejtësi, iku kur vendosi të reformojë organet policore, iku kur arrestoi bandat e rrezikshme, iku kur i dha Brukselit shembullin se si një ministër i Brëndshëm di të punojë në ekip dhe me partnerë europiane dhe amerikanë. Fatmir Xhafaj iku jo kur i tha Lulzimi, Ervini dhe Enkeledi, por iku me dinjitet dhe respekt, dhe do të mbahet mend si ministri që goditi hapur dhe ashpër në strufkullën e tyre 28 vjeçare, bandat që nuk i kishte goditur kurrë as kreu aktual i PD kur ishte ministër i Brëndshëm.
Ikja nga posti ministrit të Brëndshëm e Fatmir Xhafajt, më tepër se këdo, ka mërzitur PD dhe personalisht zotin Basha, njeriun që tani e tutje nuk do të ketë mundësinë me cilin të merret, por edhe as të bëjë gjoja “opozitë” me deklarata konspiracionale dhe qesharake. Ikja e Fatmir Xhafaj ka pikëlluar pothuajse gjithë shpurën e kësaj PD, e cila tani e tutje nuk ka më mundësinë të merret me “agronët, babalet, geronët” dhe lloj-lloj shpikjesh “made in SHQUPI”.
E ndërsa Xhafaj iku, ose më mirë u vetëlargua me dinjitet, duke lënë pas një bilanc të pasur me suksese në polici dhe kryqëzimin e bandave, një hije dyshimi, pasthirrmash dhe psherëtimash, ka mbuluar selinë e PD, e cila nga e shtuna ka nisur kërkimet e ethshme për të gjetur në arkivat “dixhitale” ndonjë babale për ministrin e ri të Brëndshëm.
Patjetër edhe ndaj tij (ashtu siç gjeti edhe ish-presidenti Nishani) kjo PD, ervinët dhe enkeledët e Lulzimit, do të gjejnë , shpikin apo sajojnë ndonjë “videopërgjim” apo ndonjë “kleçkë” që lidhet ndoshta nga koha kur ai ishte shkollar, apo kur ka studiuar jashtë shtetit. Nuk ka mundësi që babalet e PD, të rrinë duarkryq dhe të mbeten me gojë mbyllur, përpara bllofit që Fatmir Xhafaj u bëri papritur duke u vetëlarguar me dinjitet, dhe jo si i përzënë. Kjo e fundit ka ndodhur vetëm me këtë opozitë.
Ka ndodhur me shpurën e kësaj PD kur ka dashur të “afrohet” me bazën e zhgënjyer, ka ndodhur me takimet e Lulzim Bashës kur ka dashur të mbledhë “mijëra protestues” në Tiranë apo në rrethe. Përzënia ka ndodhur dhe po ndodh me delegatët e kësaj PD, të cilët kanë kurajon të bëjnë thirrjet e rradhës për “anëtarësinë dhe militantët”, për ti ribashkuar dhe ringritur ata në “protesta për të rrëzuar regjimin”, ka ndodhur dhe po ndodh me ftesën e Lulzimit ndaj çdo partiçke e cila trimërohet dhe deklaron se “jemi forca e tretë politike”, dhe pastaj rezulton se nuk është fare në listë. E megjithatë, Xhafaj iku dhe do të mbahet mend gjatë si ministër kurajoz dhe dinjitoz, pavarsisht se Lulzimi nxitoi dhe deklaroi se “iku peshku i madh, nisi ç’montimi regjimit”.
Mendoj se më tepër se kurrë “regjimi” është më i montuar se kurrë, më tepër se kurrë “peshqit e mëdhenj” po ndjejnë frikën e arrestimeve, më tepër se kurrë organet e hetimit dhe policia janë të pandalshme dhe të motivuara politikisht por vetëm profesionalisht.
Por edhe sikur të ishte ndryshe, pra edhe sikur Xhafaj të ishte larguar nga “presioni i Lulzimit”, çfarë duhet të ndodhë në Partinë Demokratike me kryetarin e saj ? Përse zoti Basha nuk i dëgjon thirrjet dhe presionin e zërave kundër dhe atyre mijëra demokratëve të zhgënjyer, cilët kanë vite që duan largimin e tij ? Përse nuk
“vetëlargohet” kryetari Basha kur ka kundra mijëra zëra që kërkojnë ndryshimin ? Të kërkosh largimin e një ministri të dekretuar dhe votuar nga shumica e ligjshme parlamentare, dhe të mos vetëlargohesh kur i ke sjellë veç humbje partisë që drejton, kjo padyshim përkthehet në “bëj si them unë, dhe jo si bëj unë”. Fatmir Xhafaj u largua zoti Basha , tani rradhën e ka PD juaj, ndoshta e keni ju.
Largimi ose vetëlargimi në kohën e duhur, është melhemi më i mirë për të mbuluar gjithçka të keqe. Deri tani betejën e kishit me babalet, agronët, geronët, xhafajt, si “opozitaristë të vendosur” kurse ata mijëra demokratë të larguar nga PD, sot dhe gjithë ditën betejën e kanë me ju dhe ervinët tuaj që kanë zaptuar gjithçka në SHQUP. Ndoshta është momenti Lulzim të “vetëlargohesh” edhe ti, për ti hapur rrugën demokratizimit dhe pse jo, edhe europianizimit partisë tënde.
Një pensionist më shumë për ministrin e financave.
Cthua more zotni. Me cdinjitet iku Xhafa. Kaq shume te jane zene syte! Dorheqja e tij asht e vonuar.
Gati 6 Mua nga skandali”Xhafaj”,ekspertiza italiane per audiopergjimin ,nuk pranoi te behej pale ne mashtrim,
me qeverine mafioze te”rilindjes”,ndersa ekspertiza private angleze nuk dha asnje garanci,e la pezull.Pergjegjesit
kryesore,Fatmir Xhafaj dhe Edvin Rama.Po,Ministri Brendeshem iku me “dinjitet”,sepse arriti qe “Çështjen Xhafaj”,
krimin e Vellait te tij,ta konvertoje ne nje histori banale,te ashtuquajtur “Çështja Babale”,gjoja karagjozllek i opozites.
Ministri i Brendeshem mbrojti Vellain e tij,duke manipuluar personazhet e audiopergjimit dhe duke e lene te largohej,
me pare se te hetohej.Kundra Ministrit te Brendeshem Fatmir Xhafaj,rendojn dy vepra penale,ku Kryeministri Edvin
Rama eshte bashkpunetore,por akoma me i renduar ne faj se sa Ministri Xhafaj.
broçkulla ai ështe post politik,meritën e kane ata qe janë në krye te policisë.
Po vëre një presje para emrit Lulzim, o Artur, se e do rregulla.
Komentues, e ç’ti quash, krimba haleje. Fatmir Xhafa eshte personi me me dinjitet e pergjegjesi para popullit te tij dhe para vetes se tij. Dhe jo vetem kaq; eshte njeriu qe do ngelet ne histori per reformen ne drejtesi dhe organizimin dhe venien para drejtesise te krimineleve me te medhenj ne 28 vjet , perveç Sali Berishes, Lulezim bashes e çingiet qe jane terbuar e presin diten kur do te thirren. Qelbesirat nuk kane çfare thone dhe do lehin e psheretijne se te tille kane qene e jane qe ne origjine. E shkreta toke çfare mban!
C’pallaver, e ku ka politikan me dinjitet nje here? c’fare malli ke pire perpara se ta shkruaje?
Akoma nuk ka treguar perse dha doreheqjen.
Ore edhe bar do hajme edhe nuk e tradhetojme partine…
deri dje nje takem thoshin Xhafa ik!.. Tani ca debile I thencin gazetare per te mos folur debilet e facebook thone pse [email protected]…ha ha !.. Nje pjese e mire shqipetaresh I ka pushtuar marrezia…meshire…
Iku me bisht nder shale.Babalja eshte 100% e vertete.Kushedi c’do thoshte dhe Saimiri.
Z.Xhafa e tregoi veten qe eshte Lojtar kalibri i Politikes.Ai iku kur deshi vete .Po ikja e tij me kujton largimin e Zinedin Zidan.,qe u largua nga Reali ,pikerisht kur fitoi Championsin.Z,Xhafa iku kur Lufta kunder krimit eshte vene ne Hulline e Duhur..Ai iku me koken Lart po dhe kjo terheqje provizore e Tij me ben qe te mendoj se Ai Eshte kryeministri i Ardhshem i Shqiperise.Keni per te pare O Analista Toca se profecia ime ka per te dale.
hahahahahahha me kenaqe! Nuk kam pare njeri deri me sot te largohet vete se te tjeret (me konkretisht partia e tij dhe nderkombetaret) po ja lavderonin punen. Pastaj si mund te largohesh pa dhene shkaqe aq me teper qe je betuar per te drejtuar nje post te tille? Ketu mban ere mut , por qe nuk ka lidhje me historine e babales dhe as me insistimin e qenerve rrugac te PD-se per largimin e tij nga posti i ministrit. Sinqerisht nuk e kuptoj ku qendron dinjiteti ne kete vetelargim per sa kohe nuk na thote aresyet qe e cuan ne nje vendim te tille. Dhe aresyet duhet ti thote nese me te veertete eshte burre me dinjitet, perndryshe quhesh laskar.
Dy persona kane dhene dorheqjen me dinjitet nga politika shqiptare Zabit Broka dhe Fatmir Xhafa.I pari pretendoi se me ate parlament dhe klase politike te atehereshme , nuk mund ti\e realizonte premtimet qe i kishte marre elektoratit , nga ku ishte zgjedhur dirrekt , ndersa dyti , Fatmir Xhafa dorezoi me dinjitet portofolin e ministrit ne kulmin e sukseseve te atij digasteri. Nuk ka nevoje per me shume komente mbasi cdo njeri i zgjuar i majte apo i djathe eshte ne gjendje te beje krahasimin midis ketyre politikaneve dhe atyre qe me oturak neper kembe dhe te inkriminuar deri ne fyt zvarriten per ti shpetuar ndeshkimit ligjor per bemat e kryera ndaj vendit dhe popullit.
I pari, pra Zabiti, e paska argumentuar dorreheqjen, por ky i dyti Xhafa mesa kam degjuar, nuk ka shpjeguar aresyet qe e cuan ne nje vendim te tille. Keshtu qe nuk e kuptoj se ku qendron dinjiteti ne kete mes.
Meqe xhafa iku pa treguar shkakun ai per mua ishte i kapur dhe e detyruan te dorhiqej
Nuk ka dorheqje pa shkak dhe shkaku tregohet publikisht kur jepet dorheqja
Fatmir Xhafa eshte hero per shqiptaret dhe duhet respektuar. Jo nga Shqiptaret po nga politikanet e te qjitha nqjurave. Eshte i pari minister i brencem qe goditi krimin Ne cdo qytet ka krim dhe shum shqiptar qe emigrojn po fakt eshte skamja .Po largimi i shqiptareve qe largohen nga Shqiperia eshte krimi
Kriminelet jan polic ne cdo qytet te vendit
Ata rahin ,vjedhin ,perdhunojn,vrasin dhe komandojn bashkit dhe policin ne cdo qytet
Nuk jan nje ose dy neper rethe po jan shum se po te ishin pak do ishin vrar me ko nga njerzit popull po shqiptaret kur kan pasur problem kan emigruar te ter kan then me mir ta qjejne nga zoti se sa nga ne dhe ne emigrim jan te qet familja eshte me e sigurt e qet pa probleme .
Punojne po jo te tremur se krimi mund tja mari leket qe bejn
Pra shqipetaret emigrojn se nuk jan te sigurt ne shqiperi
Krimi eshte problemi kryesor per ikjen e Shqipetareve jo krimi i droges si thot Berisha dhe Luli krimi i 1988 qe krijoj Sigurimi i shtetit qe terorizonin popullin qe ne ate kohe jan femijet e sigurimcave te shtetit komunist
Sot ata jan nga mosha 52 vjec deri ne moshen 44 vjec jan kokat e krimit kjo eshte mosha e tyre
Po u kapen nen kete mosh nuk jan kokat e krimit po jan cerat e tyre ata zevendesohen dhe krimi nuk goditet kur
Dashkit e din se kush jan kriminelet ne cdo qytet dhe policija i di dhe populli i di dhe politikanet i din si nga PD dhe PS dhe Lsi
Me fakte Saliu ne 96 ne nentor i kapi i futi ne burg ne Kruj ne burqjet e Krujes jo te ter po shumicen e tyre dhe i nxori ne 97 ku ata doqjen Shqiperin i keni ne dosjet e 96 kur i kapi Saliu te qjitha emrat e tyre
Keta jan qe debojne Shqipetaret sot nga Shqiperia
Kan qe nga 1988 e deri sot 2018 qe bejne krime ne Shqiperi pa u ndalur
Grupet kan bashke punim me njeri tjetrin se po pati ai grup i fjerit problem e ndimon bije fjala ai i Beratit dhe anasjedhte
Po pati grupi i shijakut e ndimon i lezhes i shkodres i Elbasanit i Tiranes e anasjedhta
Prandaj keto grupe nuk goditen nga populli se jan shum dhe meren me individ i studjonj mir qjahun pata se ta godasin e godasin ne shpi ne ruge e kudo
Kan nje dhogaritje te pa besushme qe mos te godasin qe ti hapin problem grupeve te tjera dhe vetes
Keta vjedhin vota jan munduar te meren me drog po nuk ja kan dal dot se nuk kan njeres tja heqin pra tja shesin
Keta meren me tendera ndertojne shkodha ruge burqje po i ndertojne nga 10 here
Nuk eshte krimi qe vjen nga jashte e keni ne vend ne cdo qytet
E filloi duke i çuar lule ne tribune Enverit dhe e mbaroi duke i çuar pako me miell te bardhe Ervinit.
Hello everyone, it’s my first go to see at this web page,
and post is really fruitful in favor of me, keep up posting these posts.