De Biasi: Drejtimi i Shqipërisë, përvoja më e rëndësishme në jetën time profesionale. FSHF nuk më la të drejtoja Italinë

30 Tetor 2018, 19:55Sport TEMA

Pas përvojës me Shqipërinë dhe Alavés Gianni De Biasi është intervistuar nga redaktorët e “Il Milanista”

Një bisedë për Serinë A, për talentët italian dhe konfirmimin se ai ishte afër stolit të ekipit kombëtar te Italise.

Ish trajneri i kuqezinjve u shpreh se Milani ende nuk ka gjetur ende një balancë të duhur, ndërsa shtoi se Italia ka talente të mëdha.

“Unë besoj se Milani ende nuk ka gjetur një balancë në kampionat pas 10 ndeshjeve. Skema 4-4-2, sipas mendimit tim, kundër Sampdorias, një ekip që kishte marrë vetëm katër gola në ndeshjet e mëparshme kundër kuqezinjve kanë vuajtur gjatë gjithë 90 minutve.  Një skemë që i shkoi për shtat  Higuainit dhe Cutrones.

Unë besoj se ne nuk kemi talente të mëdha.  Kemi lojtarë të mirë, të cilët për fat të keq ende nuk kanë një përvojë ndërkombëtare për të qenë në gjendje të japin një kontribut thelbësor për ekipin kombëtar, por është e qartë se ne duhet të jemi të durueshëm dhe të kemi kohë për t’i bërë ata të rriten”, tha De Biasi.

Një memorje e eksperiencës tuaj me Kombëtaren shqiptare? 

“S’ka dyshim se ajo ishte një nga përvojat më të rëndësishme, në mos më e rëndësishme, në jetën time profesionale. Arritëmi diçka që në fillim askush nuk mund edhe minimalisht të merrte nëpër mend: të çojë këtë ekip në Euro 2016 në Francë. Unë mendoj se është e gjitha e lindur në bazë të punës së bërë”

E vërtata e marrjes së Kombëtares Italiane

“Kur në Kombëtare u zgjodh Ventura, unë kam qenë në garë deri në fund për të shkuar në stolin e përfaqësues, por atëherë gjërat shkuan ndryshe , sepse federata shqiptare nuk donte të më linte të lirë, sepse Ventura ishte zgjedhur. Kam arritur në vijën e finishit, por nuk e kam kaluar”

Pas eksperiencës me Shqipërinë dhe me Alaves, çfarë do bëj Gianni De Biasi?

“Po përpiqem të gjej një zgjidhje që më pëlqen. Unë kam refuzuar disa oferta që kanë ardhur tek unë, duke përfshirë edhe Armeninë.  

(Burimi Il Milanista, TemA)

2 komente në “De Biasi: Drejtimi i Shqipërisë, përvoja më e rëndësishme në jetën time profesionale. FSHF nuk më la të drejtoja Italinë”

  1. #varijanullen says:

    Gani je I madh, cfare Te duhej italia? shife venturen si eshte katandisur… ti pas shqiperise meriton vetem nje skuader Te madhe. Respekte Gani abazi.

  2. Nexhat KITA says:

    Të FALA MIK!
    Ti je KUJTIMI më i Këndshëm i kënaqësisë futboll shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje