Zbulimi i “AS”: Sergio Ramos vuri veton për Conten

30 Tetor 2018, 15:21Sport TEMA

Një ndërhyrje në “sparkatë” e Sergio Ramos ka hedhur poshtë mundësinë e emërimit të Antonio Contes në krye të Realit të Madridit, në vend të të shkarkuarit Julen Lopetegui.

Sipas prestigjiozes “As”, fjalët e kapitenit të Realit, që futbollistët nuk janë dakord me sjelljen me dorë të hekurt të trajnerit italian, kanë patur peshë në bisedimet mes palëve, që thuaje po binin në një mendje edhe për pagën.

“As” kujton se Conte ka edhe një llogari të hapur me Chelsea-n prej 10 milionë eurosh, që Reali nuk ka ndërmend ta paguajë.

Kujtojmë që menjëherë pas humbjes turpëruese 5-1 me Barcelonën, Ramos, i pyetur për mundësinë e afrimit të Contes ishte shprehur se “respekti fitohet, nuk blihet.

Metodat që përdor një trajner nganjëherë janë më të rëndësishme se njohuritë e tij teknike.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje