Jamie Vardy dhe lojtarët e tjerë të Leicester zhvilluan homazhe në nderim të presidentit të tyre i cili humbi jetën nga një aksident me avion.
Lojtarët e skuadrës angleze të Premier Lague ngushëlluan të birin dhe të vejën e cila ishte shkatërruar nga vdekja e Vichai Srivaddhanaprabha, ku lojtarët dhe familja vendosën kurora dhe i dhanë nderime atij në stadiumin King Power ku ai u vra në një aksident me helikopterin e tij personal.
E veja e tij e pikëlluar Aimon Srivaddhanaprabha vendosi me butësi një lule të vetme mes një kurore masive të vendosur në vendin ku helikopteri ishte ngritur të shtunën në mbrëmje në fluturim dhe disa momente më vonë u rrëzua duke vrarë të pesë personat në bord.
Ajo pastaj përqafoi lojtarë pikëlluar që kishin formuar një gjysmë rrethi në stadiumin King Power për të vëzhguar gjestin e saj.
Por vdekja e presidentit të klubit të futbollit, Leicester City, Vichai Srivaddhanaprabha është bërë temë dite në mediat botërore, ku rrëzimi i helikopterit të tij pranë stadiumit “King Power” është i mbushur me mister.
Shkaku i këtij aksidenti pritet të zbulohet në ditët e ardhshme, ndërkohë që janë publikuar pamjet para ngjarjes që mori 5 jetë, mes të cilëve edhe të 61 vjeçarit.
Në videon e publikuar marrë nga një kamera sigurie shfaqet momenti kur mjeti fluturues ngjitet në ajër dhe më pas shpërthen në flakë. Pasi këtij episodi ai përplaset dhunshëm me tokën duke shkaktuar edhe tragjedinë.
Srivaddhanaprabha e bleu klubin e Leicester në vitin 2010 dhe fitoi titullin e Premier League gjashtë vjet më vonë.
Sa dit osht e pamja?