Zvicra dorëzohet, i bën dalje shqiptarëve që në… mosha

29 Tetor 2018, 18:50Sport TEMA

Xhaka, Shaqiri, Behrami, Xhemaili, Ajeti e kështu me radhë… Në të ardhmen, emra të tillë vështirë se do të shohim në kombëtaren e Zvirës. Këtu nuk flitet për talentin, as për të potencialin, po për origjinën. Në dy vitet e fundit, federata zviceriane e futbollit ka nisur një “spastrim” sa i përket aktivizimit të futbollistëve të lindur dhe rritur në vendin e tyre, por që kanë origjinë shqiptare.

Një ndryshim planimetrie që ka thelb në ngjarjet e fundit, kur pasi Kosova është njohur me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA, tashmë ka nisur të thërrasë talentet e saj nëpër botë, kudoqofshin. Epiqendra e këtyre lojtarëve, sigurisht, prej një dekade, ka qenë Zvicra.

Një kombëtare me multikombësi, kryesisht nga Ballkani. Kjo për shkak se shumë familje janë detyruar që t’i largohen luftërave për të zgjedhur dhe krijuar një të ardhme më të sigurt në një vend ku ndihma nuk mungon. Pikërisht Zvicra.

Jo më mundje dore, jo më polemika, thjesht një tjetër rrugë. Promovim të futbollistëve që nuk kanë origjinë shqiptare. Konfirmimi ka ardhur nga lista e Zvicrës U-17, që po merr pjesë në eliminatoret e Europianit të kësaj moshe.

Formacioni që u ndesh dhe humbi ndaj Kosovës , për helvetët ishte ky:

Kosta Makripodis, Elmedin Fazlic, Theo Gradaille, Leonidas Stergiou, Mischa Eberhard, Fabian Rieder (C), Yannick Cotter, Abiran Sambasivam, Markus Wenger, Josip Brinic.

Ndërkohë, rezerva u aktivizuan Lujic, De Donno, Sandro Di Nuçi, Theophilious Opoku, Nenad Zivkovic.

Praktikisht, nëse shihni mbiemrat dhe pa bërë ndonjë zbulim kushedi se çfarë, duket qartë se bëhet fjalë për futbollistë me origjinë jo zviceriane, por të lindur e rritur në atë vend. Nga grek te serbë, boshnjakë, afrikanë e kështu me radhë.

Mungojnë vetëm shqiptarët, pikërisht për një zgjedhje politike.

Në anën tjetër, Kosova U-17, që ka fituar me gol të kapitenit Valon Zumberit, kishte në përbërje futbollistë të gjithë nga kampionati kosovar i futbollit, për t’i dhënë më shumë besim dhe sidomos për të rritur edhe nivelin.

Diçka që në Shqipëri ende nuk e njohim… Preferojmë që të marrim nga liga të panjohura, për të shpenzuar para mes biletave dhe ndonjë vëzhgimi, por kurrësesi për të dalë nëpër qytetet e Akademi brenda vendit. Zvicra i ka bërë dalje shqiptarëve dhe ky është lajmi më i mirë, por lajmi i keq është se në Shqipëri jemi ende në vendnumuro…

1 komente në “Zvicra dorëzohet, i bën dalje shqiptarëve që në… mosha”

  1. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    sa keq me qen…………..korrak!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje