Juventusi një makineri perfekte, Allegri shijon suksesin!

29 Tetor 2018, 17:40Sport TEMA

Në krye të tabelës së klasifikimit me 6 pikë avantazh ndaj ndjekësve të vendit të dytë, duket se për të tetin vit rradhazi titulli i Serisë A ka marrë rrugën drejt Torinos.

Sikur të mos mjaftonte, bardhezinjtë nuk shënonin një start kaq agresiv të sezonit që prej 6 vitesh, kur në sezonin 2012/2013 fituan 9 nga 10 sfidat e para duke grumbulluar një total prej 28 pikësh.

Zonja e vjetër dhe Massimiliano Allegri vetëm sa po vijojnë të konfirmojnë gjithnjë e më shumë tangon perfekte me teknikun që shton gjithnjë e me shumë faqet me emrin e tij në historinë  e këtij klubi.

Meritat e teknikut toskan nuk mund të mohoen me Allegrin që ka ditur të menaxhojë grupin që ka na dispozicion duke e bërë atë kompakt, përshtatur secilin prej tyre ne vendin e duhur dhe integruar në lojë po në momentin e duhur, aq më shumë tani që skuadra është pasuruar edhe me portugezin Ronaldo, që më në fund po fillon të shfaqë atë që realisht është, një as që mund të zgjidhë takimin në çdo moment me një lojë të jashtëzakonshme.

Nëse do t’i referoheshim kampionateve të tjerë të mëdhenj europianë mund të citojmë Paris Saint Germain dhe Liverpooolin që këtë edicion po bëjnë mirë duke shënuar barazuar rekorde, gjithsesi Juventusi mbetet superior këtë edicion duke iu referuar edhe ecurisë që po shënon në Champions, trofeu i të cilit përkon të jetë objektivi madhor për këtë edicion.

Nëse ecuria e Juves do të vijonte me këto ritme atëherë 51- vjeçari nga Livorno do ta mbyllte sezonin duke shtuar në palmares trofeun e 5 të fituar prej tij më këtë skuadër, sipërmarrje që nuk e ka arritur asnjë trajner më parë në historinë e kampionatit italian.

Në këtë mënyrë pas etiketimeeve si “History”, “Legend” e “Myth” do të duhej të gjendej një tjetër nofkë për të përshkruar lavdinë e suksesve të tij.

Allegri pranë olimpit juventin, me numra që edhe pse duken të jashtëzakonshme janë lehtësisht të arritshme nga kjo skuadër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje