Mertenes shpëton Napolin, vendasit barazojnë Romën në limite

28 Tetor 2018, 22:46Sport TEMA

Kryendeshja e javës së dhjetë në Serie A ishte padiskutim ajo mes Napolit dhe Romës, një ndeshje që mund të fitohej nga të dyja skuadrat.

Ançeloti aktivizoi nga minuta e parë Elseid Hysajn, mbrojtësin shqiptar që më në fund luajti në rolin e tij natyral, në të djathtë të mbrojtjes.

Gjithsesi, shqiptari ishte zhgënjyes dhe fajtor te pësimi i golit, që u shënua në minutën e 14’ nga Stefan El Sharaui.

Ky gol i ish-futbollistit të Milanit ishte thuajse vendimtar, por në minutat e fundit Mertens barazoi, pas një pjesë të dytë shumë të mirë nga Napoli.

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Hysajn, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë, në minutën e 70’. Në vend të tij u aktivizua francezi Makuit, i cili bëri një ndeshje të mirë.

Të dyja skuadrat ndajnë nga një pikë dhe Napoli humbet disi kontaktin me Juventusin në krye të renditjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje