Manchester United mori një fitore të rëndësishme kundër Everton për t’iu afruar sadopak zonës së Champions, edhe pse mbetet ende në vend të tetë në renditje.
Dy gola të shënuar nga Paul Pogba dhe Anthony Martial mjaftuan për të siguruar tri pikët kundër miqve që çerek ore nga fundi shkurtuan diferencat me Sigurdsson.
United kaloi në epërsi në të 27’ me anë të Pogba. Francezi ekzekutoi një 11-metërsh të akorduar pas një faulli ndaj bashkëkombësit të tij Martial, por pati një moment “Zaza” dhe Pickford bëri një pritje të shkëlqyer.
Fatkeqësisht topi përfundoi sërish në këmbët e Pogba që me portierin e shtrirë në të majtë, dërgoi topin në krahun tjetër të portës.
Tre minuta më vonë Marcus Rashford, në rolin e titullarit në vend të Lukakut, shënoi përsëri , por goli i tij u cilësia si pozicion jashtë loje.
Me fillimin e pjesës së dytë ishte Martial që realizoi një gol spektakolar, kur pasi mori një top nga Pogba goditi saktë me të djathtën për të mos i lënë asnjë mundësi portierit të kombëtares angleze.
Ky i fundit u tregua edhe një herë fantastik përballë Rashford, ndërsa Bernard shpërdoroi mundësinë më të mirë për Everton.
Miqtë mundën të shënonin golin e ngushëllimit kur Sigurdsson mori një penallti pasi u pengua në zonë nga Smalling dhe nuk gaboi nga pika e bardhë.
Por vetëm kaq, sepse skuadra e Marcos Silva nuk ishte në gjendje të bënte më shumë, ndërsa Jos Mourinho mund të marrë pak frymë lirisht pas humbjes në mesjavë kundër Juventusit në Champions League.