Emri i Andy Cole do të mbetet gjithmonë i lidhur me atë të Dwight Yorke. Që të dy me fanellën e Manchester United dukeshin një entitet unik, aq sa për të fituar një epitet kolektiv “Calypso Boys”. Me të dy kollozët në qendër të sulmit, Ferguson arriti aty ku as Cantona nuk kishte mundur dot të ngjitej, Champions e madje edhe “Treble”.
Prandaj nuk surprizon fakti që Cole është një prej ambasadorëve botëror të United, sikurse meriton një prej bomberave më të mirë të Premier, të fundit të mileniumit të kaluar.
Por pikërisht në një prej udhëtimeve për klubin, jeta e sulmuesit ka ndryshuar në mënyrë radikale. Një virus i marrë në Vietnam e ka detyruar të përjetojë një situatë të shndërruar në ferr.
Sikurse rrëfen për “The Guardian”, Cole ka parë funksionet e veshkës së tij që u reduktuan në 7% të normales dhe në del prill 2017 u detyrua t’i nënshtrohet një transplanti. Donatori ishte një prej nipërve të tij, por pavarësisht operacionit që doli me sukses, terrori nuk përfundoi.
“Nëse një mëngjes zgjohem dhe veshka ime thotë: ‘ok, tani kam një krizë refuzimi’, atëherë duhet të rifilloj gjithçka nga e para”, deklaroi Cole. Në këtë pikëpamje, operacioni ishte një kalvar vuajtjesh: “Veshka ime e re perceptohej nga trupi si një pjesë e huaj dhe sulmohej nga sistemi im mbrojtës. Prandaj unë duhej të merrja mjekime për të bërë që sistemi imunitar të mos mposhte veshkën. Edhe sot nuk e di se sa mund të durojë kjo fazë. Veshka ime mund të funksionojë mirë për pesë apo dhjetë vite, por edhe të bëjë kolaps që nesër në mëngjes”.
Një situatë që ngadalë u bë e padurueshme për Cole, që vazhdon të luftojë, por që pati edhe shumë momente bezidsje, për të mbërritur deri te depresioni dhe mendimet për vetëvrasje.
“Pas transplantit isha depresiv sepse ishte shumë e vështirë të kuptoja atë që po kaloja. Mbaj mend që kam boshatisur një çantë të madhe me ilace dhe qaja teksa mendoja nëse doja të mbijetoja edhe për një tjetër ditë. Ishte ajo që duhej të bëja për të gjithë pjesën tjetër të jetës. Dhe nuk jam i sigurtë nëse mund të vazhdoj. Dhe pas kësaj historie nuk do të jem më kurrë i njëjti person.
Kam luhatje dhe mjekime kanë gjithmonë efekte të ndryshme. Nuk ia uroj askujt, sepse është një eksperiencë që rrezikon të shkatërrojë edhe jetën familjare”, tregoi Cole, që pavarësisht gjithçkaje sheh drejt të ardhmes me pak optimizëm:
“Festova 48 vjetorin e lindjes duke kuptuar më mirë se cilat janë vështirësitë që po përballoj. Dhe jam me fat që mund të zgjohem çdo mëngjes”. Nuk është maksimumi i jetës, por të paktën jeton…(Telesport)