VIDEO: Flamurtari dhe Teuta mbyllet mes tensionit, ekipet ndajnë nga një pikë

27 Tetor 2018, 19:07Sport TEMA

Flamurtari dhe Teuta janë ndarë në barazimin 1-1 në një ndeshje e cila padyshim do të shoqërohet me polemika të shumta për shkak të gjykimit të Eldorian Hamitit.

Arbitri i ketij takim si zakonisht bëhet protagonist në ndeshjet kur drejton Flamurtarin.

Një gol në pozicion jashtë loje, një penallti e padhënë, faulle pa fund që ndalën lojën, tension dhe në fund një gol i anuluar që shtoi edhe më shumë tensionin në mbyllje të kësaj ndeshje.

Nje barazim i cili me siguri lë të pakënaqura të dy palët pasi u jep mundësinë grupit të skuadrave që kanë para të shkëputen më shumë.

Golat ne kete takim u shenuan nga Danilo Alvesh per Flamurtarin dhe Gerhard Progni per Teuten.

 

1 komente në “VIDEO: Flamurtari dhe Teuta mbyllet mes tensionit, ekipet ndajnë nga një pikë”

  1. kodra pas bregut says:

    Cfare behet keshtu ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje