Berluskoni del kundër Gatuzos: Loja e tij është joefektive

27 Tetor 2018, 14:30Sport TEMA

Performanca e dobët e Milanit në javët e fundit si në Serinë A ashtu edhe në “Europa League” ka bërë që e ardhmja e Gennaro Gattuso në stol të vihet në diskutim pas kritikave të shumta.

Kritika më e ashpër ndaj trajneri kuqezi ka ardhur nga ish-presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni , i cili në rolin e tij të ri si presidenti i skuadrës së Monza ka shprehur mendimin e tij për ish-ekipin e tij:

“Unë e ndjek gjithmonë Milanin si  tifoz. Jam i zhgënjyer, sepse është një dhimbje të shohësh Milanin në fushë duke zhvilluar një lojë jo shumë efektive, të cilën unë shpresoj që së shpejti do të ndryshojë.

E ardhmja e Gattuso? Këto janë vendime të shoqërisë, dhe unë nuk kam asnjë dëshirë për të komentuar këtë gjë”, u shpreh Berlusconi, i cili ka insistuar prej kohësh nevojën për të vendosur dy sulmues. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje