Kombëtarja U-17 merr humbjen e radhës nga Norvegjia

26 Tetor 2018, 19:06Sport TEMA

Kombëtarja shqiptare e futbollit mosha U-17 e drejtuar nga trajneri Dzemal Mustedanagic, është mundur sot në ndeshjen e dytë të turneut zyrtar, Norvegji 3-1 Shqipëri, që po zhvillohet në vendin tonë.

Përballja ndaj norvegjezëve u zhvillua sot në stadiumin “Elbasan Arena” ora 14:00. Golin e vetëm për kuqezinjtë e shënoi Elmando Gjini në minutën e 80-të.

Shqipëria U-17 e filloi ndeshjen me këtë formacion: Ceka, Shehu, Smajlaj (’53 Memushaj), Sulovari, Mitaj, Preka, Kuqi, Papa (’60 Arapi), Ismaili, Gjini, Cahani (’79 Biseni).

Kujtojmë që Shqipëria U-17 u mund dhe në ndeshjen e parë kundër Cekisë.

Ndeshja e tretë dhe e fundit, Shqipëri-Azerbajxhan do të zhvillohet më 29/10 ora 14:00 po në qytetin e Elbasanit.

Kjo është renditja e grupit 8, ku bëjmë pjesë:

R.Çeke              6 pikë

Norvegji           6 pikë

Azerbajxhan    0 pikë

Shqipëri           0 pikë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje