FOTOT: Dhjetë talentet e Amerikës së Jugut që së shpejti do të shohim në Evropë

26 Tetor 2018, 18:54Sport TEMA
FOTOT: Dhjetë talentet e Amerikës së Jugut që së

Amerika e Jugut është një burim i pashtershëm i talenteve.

Koncepti që ka shoqëruar tërë historinë e futbollit ka bërë që nga ky kontinent të ketë emra mjaft të njohur që kanë arrtiur suksese në klube të ndryshme – dhe së shpejti mund të ketë sërish elementë që do të jenë të rëndësishëm në klube të njohura .

Milani ka marrë tashmë Paqueta, ndërsa Juve e sheh Leonardo Balerdin si zëvëndësuesin e Bonuccit.

Ka të paktën dhjetë lojtarë të rinj të Amerikës së Jugut që mund të ndezin tregun evropian.

1.Agustin Almendra (Boca Juniors, Argjentinë, 11 shkurt 2000). Dikush pretendon se mund të jetë Riquelme i ri. Ai ka një teknikë një personalitet të jashtëzakonshëm. Aftësitë për tu rritur akoma dhe më shumë për moshën që ka janë ende të mëdha.
Klubet që e kërkonë: Inter, Barcelona, ​​Roma, Manchester City.

2. Leonardo Balerdi (Boca Juniors, Argjentinë, 26 janar 1999). Mbrojtësi qendror që mbulon mjaft mirë zonën e tij. Është gjithashtu shumë i fortë në duelet një kundër një,  dhe i aftë për të qarkulluar topin pasi e rifiton atë.
Klubet që e kërkonë: Juventus, Barcelona.

3. Lincoln (Flamengo, Brazil, 16 dhjetor 2000). Luan si mesfushor dhe është pordukt i të rinjve të Flamengos. Ka nënshkruar me Milanin, deri në vitin 2023 me një klauzolë 50 milionë.
Klubet që e kërkojnë: Milan

4. Gonzalo Maroni (Boca Juniors, Argjentinë, 18 mars 1999). Mesfushori me karakteristika dribluese dhe shënimi. Ai është rritur në Instituto Cordoba si Paulo Dybala.
Klubet që e kërkojnë: Milan, Genoa.

5. Gonzalo Montiel (River Plate, Argjentinë, 1 janar 1997). Më i riu nga këto talentë të rinj të Amerikës së Jugut.  Ka një klauzolë prej 20 milionësh dhe është një mbrojtës qendror, i cili mund të luajë nëse është e nevojshme edhe në pozicione të ndryshme.
Klubet që e kërkojnë: Valencia, Barcelona, ​​Juventus.

6. Exekuili Palacios (River Plate, Argjentinë, 5 tetor 1998). Modelet e tij janë Biglia, Redondo dhe Cambiasso. Luan si mesfushor qendror, por gjithashtu mund të rivendoset edhe si  playmaker. Ka teknikë dhe personalitet të madh.
Klubet që e kërkojnë: Inter, Milan.

7. Pedrinho (Corinthians, Brazil, 13 prill 1988). Roli është ajo që në Brazil quhet “meia”, dmth mesfushor sulmues. Ka një kontratë deri në vitin 2020 me një klauzolë prej 50 milionë.

Klubet që e kërkojnë: Paris Saint Germain, Barcelona. 

8. Diego Martin Rossi(Los Angeles FC, Uruguaj, 5 mars 1998). Një produkt i jashtëzakonshëm i sektorit të të rinjve të Penarol. Ai u transferua tek Los Angeles FC si një mundësi për t’u ngritur më tepër. Sulmuesi i shpejte, ku është krahasuar me Luis Suarez.
Klubet që e kërkojnë: Sevilja, Napoli.

9. Marcos Senesi (San Lorenzo, Argjentinë, 10 maj 1997). Mbrojtësi qendror i majtë.  Ka luajtur në San Lorenzo që kur ishte 13 vjeçare si dhe është i pajisur mea pasaportë italiane.
Klubet që e kërkojnë: Real Madrid, Manchester United, Barcelona.

10. Vita  (Palmeiras, Brazil, 2 shkurt 2000). Luan si mbrojtës qendror në ekipin e parë tek “Verdao” ku ka formosur deri në vitin 2023.
Klubet që e kërkojnë: Barcelona.

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje