Ylli francez refuzon rinovimin me Man.United, i shkel syrin Juventus dhe Inter

25 Tetor 2018, 21:20Sport TEMA

Anthony Martial ka refuzuar ofertën më të fundit të Manchester United për rinovimin e kontratës. Të paktën këto janë raportimet më të fundit nga mediat angleze.

Kontrata e sulmuesit francez skadon në verë dhe mësohet se janë të shumta ekipet e interesuara për të siguruar shërbimet e futbollistit të Manchester United.

Pavarësisht se Martial sapo ka refuzuar atë që duket të jetë vetëm oferta e fundit në listën e gjatë të kontratave të rëndësishme të propozuara për francezin, mësohet se bisedimet vijojnë ende. Referuar raportimeve të “Sky Sports News”, mundet ende që 22-vjeçari të nënshkruajë një kontratë të re me “Djajtë e Kuq”.

Gjithsesi mësohet gjithashtu se Juventus po konsideron një sulm për futbollistin francez, kur kontrata e tij të skadojë në 2019. Por jo vetëm Juventus, nga Seria A edhe Inter është gjithashtu e interesuar për sulmuesin që mungoi në Kupën e Botës, së fituar pikërisht nga Franca e tij, për arsye të minutazhit minimal të luajtur sezonin e kaluar.

Acarimi i marrëdhënieve mes Martial dhe trajnerit të Manchester United, Jose Mourinho arriti kulmin kur futbollisti u gjobit për ribashkimin me vonesë me skuadrën, pas pushimeve verore, pasi ai preferoi të asistojë në lindjen e vajzës së tij. Martial mbërriti në “Old Trafford” në ditën e fundit të merkatos së verës së vitit 2015, në një transferim virtual, që askush nuk e parashikoi, me vlerë £58 milionë.

1 komente në “Ylli francez refuzon rinovimin me Man.United, i shkel syrin Juventus dhe Inter”

  1. sportdashesi says:

    Po çfare ylli eshte ky Marciali kur ka shenuar 5 gola ne karieren e tij dhe qe nuk grumbullohet nga kombetarja!Kush i shkruan keta artikuj apo ndonje analist politike!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Marciali dhe Pogbaja mund te luajne vetem ne Angli e ne asnje vend tjeter !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje