Paralajmërohet Mourinho: Nëse e bën më këtë, ”lamtumirë” Manchester

25 Tetor 2018, 17:46Sport TEMA

Shumë e bukur për të qenë e vërtetë! Pavarësisht humbjes kundër Juventus, që vërtetoi se Manchester United nuk është plotësisht gati për të garuar në kompeticione të rëndësishme, Mourinho nuk është ankuar shumë në konferencën për shtyp. Ai preferoi që të lavdëronte Bonucci dhe Chiellini, në vend që të ndalej dhe të analizonte perfomancën e të tijve, të cilët u “masakruan” nga tifozët dhe analistët sportiv. Ferdinand e cilësoi si një “ndeshje e burrave kundër fëmijëve”, ndërsa Scholes si zakonisht sulmoi Pogba dhe Mourinho. Pse portugezi është kaq i qetë? Sepse sipas “The Sun”, kjo është e vetmja mënyrë për të mbajtur stolin.

Te qenurit në qendër të vëmendjes së medieve, duket se ka zemëruar familjen Glazer që i kanë dhënë edhe ultimatum: asnjë konferencë shtypi e shkurtër apo teatrale, por mbi të gjitha asnjë mosmarrëveshje me lojtarët, por as me gazetarët apo analistët. Një Mourinho…kaq i qetë? Nuk e kishim parë. Ai ndoshta ka dëshirë të shpërthejë siç ka bërë tashmë në sezonin e kaluar, por një gjë e tillë do t’i kushtonte postin e tij te “Djajtë e Kuq”. “The Sun” raporton se durimi i pronarëve është në nivelet më të ulëta, kështu që  çdo gjest ose fjalë që mund të shkatërrojë imazhin e klubit, nuk do të tolerohet më.

Një gjë e tillë duket shumë e vështirë për 55-vjeçari që e nuk e ka të lehtë të kontrollojë veten përpara provokimeve, siç ndodhi me rastin e bashkëpunëtorit të Sarrit në “Stamford Bridge” apo gjestin e trefishtë për tifozët e Juventusit. Reagimet e Scholes në media, po ndikojnë në përçarjen e tifozëve, por edhe përballë akuzave të tilla, Mou duhet të heshtë.

Përveç se duhet të marrë rezultate pozitive në ndeshjet në vazhdim, portugezi ka përballë edhe një detyrë që duket edhe më e vështirë: të kontrollojë veten përballë provokimeve, përndryshe duhet të bëjë gati valixhet dhe të largohet nga “Old Trafford”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje