Rikthehen problemet tek Partizani, Trashi pezullohet nga klubi, Hoxha i gatshëm për Skënderbeun

25 Tetor 2018, 13:01Sport TEMA

Një lajm i mirë dhe një i keq për tifozët e Partizanit.

Siç e do zakoni, e nisim me të keqin, që lidhet me Lorenc Trashin, një nga pikat me të forta të të kuqve në ndeshjet e fundit.

Futbollisti 26-vjeçar nuk është stërvitur me skuadrën në seancën stërvitore të radhës, pasi është pezulluar nga drejtuesit për sjelljen e tij në përfundim të ndeshjes me Luftëtarin, e fituar 2-1 nga Partizani (Trashi sapo përfundoi takimi u largua pa kryer ritualin e përshëndetjes së tifozëve nga e gjithë skuadra).

Mësohet se lojtari do të stërvitet me Partizanin B deri në një vendim të dytë, çka do të thotë se prania e tij në fushë në sfidën që ven shumë për titullin kampion, ndaj Skënderbeut të hënën, është në dyshim serioz.

Kujtojmë se Lorenc Trashi vetëm pak ditë më parë rinovoi kontratën me Partizanin deri në vitin 2020, shkruan “SS”

Lajmi i mirë për tifozët e Partizanit është rikthimi i kapitenit Alban Hoxha, i dëmtuar gjatë grumbullimit me Kombëtaren para ndeshjes me Izraelin.

Edhe pse nuk është stërvitur 100% me grupin, pasi stafi dëshiron të mos rrezikojë, ai pritet të luajë titullar me Skënderbeun.

Stërvitje të diferencuar ka kryer mesfushori Bruno Telushin, që gjithsesi nuk do të ketë probleme për t’u aktivizuar titullar ndaj korçarëve.

1 komente në “Rikthehen problemet tek Partizani, Trashi pezullohet nga klubi, Hoxha i gatshëm për Skënderbeun”

  1. BOHOTINA says:

    O Trashi, po ç’ ke mor djale i mire. Ne tifozet te duam shume, por kujdes. Kam nje keshille per ty. Nje gje qe nuk te pelqen pse nuk e thua hapur, por vepron me vete kunder te gjithve. Si mendon ti se njerezit duhet te futen ne koken tende per te kuptuar problemin. Po thuaje hapur ate qe mendon. Mos i vur njerezit para proves e te panjohures.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje