Presidenti i FIFA-s Xhani Infantino është gati të publikojë një tjetër ide inovative për botërorin e klubeve, për të përfshirë skuadrat më të mëdha.
Pas kërkimit të investitorëve për të paguar 12 miliardë Dollarë për një turne që do të zhvillohej çdo 4 vjet, tani zvicerani që drejton qeverinë e futbollit global, avancon sërish.
FIFA ka premtuar se do të shpërndajë fitimet për botërorin e klubeve, në federatat kombëtare, dhe milionat nga kontratat me sponsorët do të gjenerohen edhe nga një tjetër turne që është propozuar të quhet Liga e Kombeve të botës.
Kështu në total do të përfitohen 25 miliardë në 12 vjet për të dy turnetë, një xhiro stratosferike financiare që ka oponencën e fortë nga UEFA dhe shoqata e klubeve europiane.
Këtë javë Xhani Infantino do të prezantojë dy propozimet në këshillin administrativ të FIFA-s që përbëhet nga 36 anëtarë.
Mes opsioneve është dhe ai për një turne vjetor që do të zhvillohet mes Korrikut dhe Gushtit, gjithsesi për tu vendosur.
Mundësitë gjithsesi janë thuajse zero që planet e presidentit të FIFA-s të realizohen me përpikëri.
UEFA rrëzon këto opsione me frikën se turnetë në fjalë do ti heqin miliona dhe prestigj, Ligës së Kampioneve.
Te gjitha keto behen qe te forcohen klubet e jo kombetaret.Fifa kerkon te behet “bajat” edhe kupa boterore ashtu sic po vepron uefa me kete idotellekun e tanishem “nacinalin”.Ku ka lojtare qe te luajne 12 muaj dhe te jene 100% ne forme optimale?
Kujt i plas trapi se do luaj Barcelona me Abdullahun e Reali me Cingkuanane?