Italia mjeshtre e Evropës: 4 skuadra në krye të Ligës së Kampionëve

24 Tetor 2018, 15:32Sport TEMA

Suksesi i Juventsuit në “Old Trafford” dhe Romës kundër CSKA konfirmojnë momentin e shkëlqyer të formës së futbollit italian pas zhgënjimin që pësoi duke mos u kualifikuar për në  Kupën e Botës, po që është kthyer në krye të Champions League. 

Juve, Roma, Inter dhe Napoli po udhëheqin grupet përkatëse, duke pasur një super nisje sezoni.

Juve ka ruajtur vendin e pestë në renditjen e përgjithshme të klubeve, Roma është e 13, ndërkohë që në renditjen e shteteve Italia është pas Spanjës dhe përpara Anglisë.

Një fitore e të katër ekipeve italaine këtë javë është ende e mundur, por Inter dhe Napoli kanë dy sfida mjaft të vështira.

Inter duhet të fitojë në Camp Nou kundër Barcelonës, ndërsa Napoli i Ancelottit në “Parc des Princes” do të luajë kundër PSG-së së Neymar, Mbappe dhe Cavani.

Dy dyele tëpër të vështira, por që duhet besuar deri në fund.

Një kontribut të rëndësishëm në renditje vjen gjithashtu nga Europa League, ku luajnë Milan dhe Lazio.

Të enjten, Rossonerët përballen me Sevillan në San Siro, ndërsa Biancocelesti do të kërkojë pikë në Marsejë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje