VIDEO: Bajerni mposht AEK-un në transfertë, Valencia ndalet nga Young Boys

23 Tetor 2018, 20:53Sport TEMA

Bajerni i Mynihut ka marrë fitoren e dytë në grupin E, duke mposhtur në transfertë ekipin grek të AEK-ut.

Kampionët e Gjermanisë triumfuan më rezultatin e pastër 2-0 duke hedhur një hap të sigurtë drejt kualifikimit për në fazën tjetër.

Skuadra e AEK-ut arriti që të mbijetonte vetëm në 45-minutat e para të cilat përfunduan me rezultatin e bardhë 0-0.

Në pjesën e dytë Bajerni gjen rrugën e rrjetës që në minutën e 61-të me anë të Martinez, ndërsa vetëm pas dy minutash në të 63-tën Levandovski vulos shifrat në 2-0.

Me këtë fitore Bajerni kryeson grupin me 7 pikë, ndërsa AEK renditet në vend të fundit me 0-pikë.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër mes Young Boys dhe Valencias e Grupit H nuk pati asnjë fitues.

Sfida e luajtur në Zvicër u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1.

Të parët që kaluan në epërsi ishin miqtë me anë të Batshay, por vendasit barazuan me Hoarau.

Pas këtij barazimi Valencia renditet në vendin e tretë me 2 pikë, ndërsa Young Boys në vend të fundit me 1 pikë.

Më poshtë golat në ndeshjen AEK-Bajern Mynih. (TemA)

Goli i shënuar nga Martinez

Goli i shënuar nga Levandovski

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje