Skena e tmerrshme në Gjermani, futbollisti i kafshon hundën kundërshtarit

23 Tetor 2018, 18:27Sport TEMA

Në kampionatet amatore të Gjermanisë ka ndodhur një skenë e tmerrshme. Në qytetin e Essen ka fluturuar një copë hunde në tokë.

Kafshimi ka ndodhur pas një sherri në takimin e SV Preussen Eiberg 11/13 dhe Essener SG 99/06 II .

Lojtarit që iu kafshua një pjesë e hundës përfundoi në spital.

“Ai është më mirë,” është shprehur drejtuesi i klubit Thomas Rausch. Lojtari tjetër doli me karton të kuq pas kafshimit.

Ndeshja përfundoi 3-3. Ndërkohë që policia po heton ngjarjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje