VIDEO: Ngjarje e rëndë para Roma-CSKA Moskë, dhjetëra tifozë të plagosur nga shkalla lëvizëse

23 Tetor 2018, 20:45Sport TEMA

Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur sot pasdite, rreth dy orë para ndeshjes së Romës me CSKA të Moskës në kryeqytetin italian.

Një nga stacionet e metrosë është mbyllur pasi një prej shkallëve lëvizëse të tij ka rënë duke shkaktuar dhjetëra të plagosur.

Stacioni i metrosë ishte mbushur me tifozë, të cilët po i drejtoheshin stadiumit në ato momente, shumë prej të cilëve rusë dhe një pjesë pikërisht në shkallën lëvizëse në momentin që kjo e fundit është rrëzuar.

Sipas të dhënave të para, janë mbi 10 persona të plagosur, të shtypur në momentin e rënies, apo edhe nga ata të cilët kanë pësuar plagë të rënda në këmbë pasi i kanë ngecur mes shkallareve të hekurta në momentin e rrëzimit.

Një prej tyre raportohet të jetë në gjendje të rëndë dhe është transportuar me shpejtësi në spital.

1 komente në “VIDEO: Ngjarje e rëndë para Roma-CSKA Moskë, dhjetëra tifozë të plagosur nga shkalla lëvizëse”

  1. Tironsi says:

    Po pra se shkalla e ka fajin, keta kan hyp sic hypin llac e tulla shqiptaren neper ashensore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje