VIDEO: Juventus "magjik", mposht në "Old Trafford" Man.United

23 Tetor 2018, 22:54Sport TEMA

Juventusi është fituesi i super sfidës së mbrëmjes së sotme duke mposhtur në “Old Trafford” ekipin e Manchester United.

Të besuarit e teknikut, Massimiliano Allegri triumfuan me rezultatin e ngushtë 1-0, fal një goli të shënuar që në pjesën e parë nga ana e Paulo Dybalës.

Sulmuesi argjentinas mposhti në minutën e 17-të David De Gean pas një aksioni të bukur nga bardhezinjtë që u konkretizua në mënyrë të saktë nga Dybala.

Një gol që vendosi fatin e ndeshjes e cila për 90-minuta dhuroi mjaft spektakël dhe emocione, por ata që dolën të lumtur nga ky takim ishin kampionët e Italisë të cilët hedhin një hap të sigurtë drejt kualifikimit për në fazën tjetër të këtij kompeticioni.

“Zonja e Vjetër” kryeson grupin H me 9-pikë të plota, ndërsa Manchester United klasifikohet në vendin e dytë me katër pikë.

Ndërkohë, në takimet e tjera Reali i Madridit është rikthyer tek fitorja pas një serie të gjatë të rezultateve negative.

Kampionët në fuqi të Europës triumfuan në “Santiago Bernabeo” përballë modestëve të Plzen me rezultatin e ngushtë 2-1.

Golat e fitores për Realin u shënuan nga ana e Karim Benzema dhe Marselo, ndërsa për miqtë shënoi Hrosovsky.

Manchester City shkatërroi në transfertë skuadrën e Shakhtar Donetsk me shifrat 3-0.

Një sukses i merituar për ekipin e Pep Guardiolës të cilët dhuruan një 90-minutësh spektakolar, duke shënuar me anë të David Silvas, Laporte, dhe Bernado Silvës.

Rezultatet e të gjithë ndeshjeve të mbrëmjes së sotme dhe goli i shënuar në ndeshjen Manchester United-Juventus. (TemA)

Young Boys- Valencia 1-1

AEK-Bajern Mynih 0-2

Ajax-Benfica 1-0

Roma-CSKA Moscoë 3-0

Hoffenheim-Lyon 3-3

Manchester United-Juventus 0-1

Real Madrid-Plzen 2-1

Shakhtar Donetsk-Manchester City 0-3

Goli i shenuar nga Dybala

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje