Ronaldo, foto me Fergusonin: Trajner i madh, njeri i mrekullueshëm

24 Tetor 2018, 15:01Sport TEMA

Cristiano Ronaldo u kthye për herë të dytë si një ish në “Old Trafford”, një herë me Realin e Madridit dhe mbrëmjen e së martës me Juventusin, duke dalë fitimtar nga fusha (me gol të Dybalas), edhe pse nuk arriti të realizonte vetë.

Në Manchester CR7 u takua edhe me ish-trajnerin e tij, të madhin Sir Alex Ferguson, njeriun që e bëri të njihej në të gjithë botën futbollistin e lindur në Madeira.

“Ylli” portugez dhe trajneri veteran skocez, tashmë në pension, shkrepën një foto së bashku, të cilën 5 herë fituesi i “Topit të Artë” nxitoi ta postonte në profilin e tij në Twitter.

“Një trajner i madh dhe mbi të gjitha një njeri i mrekullueshëm. Më ka mësuar shumë gjëra brenda dhe jashtë fushës. Është bukur kur të shoh në formë të mirë, kapo!”, shkruante Ronaldo në mesazhin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje