VIDEO: PSG barazon në "frymën e fundit" me Napolin, Barça mposht pa Messin Interin

24 Tetor 2018, 22:57Sport TEMA

Barcelona ka triumfuar në ndeshje kryesore të mbrëmjes së sotme duke mposhtur në Grupin B ekipin e Interit.

Edhe pse katalanasit kishin një mungesë kryesore në formacion si Lionel Messi, i cili mungoi për shkak të një dëmtimi të pësuar në krah, sërish vendasit arritën që të bënin një performacë mjaft të mirë duke marrë tre pikë të arta.

Një gol në çdo pjesë u mjaftoi blaugranave që të siguronin tre pikët përabllë zikaltërve të Luçiano Spalletit të cilët edhe pse vinin me një moral të lartë pas fitores së derbi nuk arritën dot që të dilnin me pikë nga ky duel.

Golat e Rafinjës dhe Jordi Albës i dhanë tre pikët Barcelonës që kryeson Grupin B me pikë të plota me 9-pikë, ndërsa Interi renditet në vendin e dytë me gjashtë pikë.

Ndërkohë, Napoli humbi tre pikë në trasnfertë përballë yjeve të PSG-së duke barazuar me rezultatin 2-2.

Një barazim jo i merituar për skuadrën e Carlo Ancelottit të cilët zhvilluan një 90-minutësh fantastik përballë PSG-së duke e dominuar takim, por që u ndëshkuan në minutën e fundit të ndeshjes.

Dy golat për skuadrën e Napolit u shënuan nga ana e Insinjes dhe Mertes, ndërsa për PSG-në goli u bë nga Rui që shënoi në portën e tij dhe Di Maria

Me këtë barazim Napoli ngjitet në vendin e dytë në Grupit C me 5-pikë, i ndërsa  PSG-ja në vend të tretë me 4-pikë.

Më poshtë golat në sfidat PSGNapoli dhe Barcelona-Inter. (TemA)

Rezultatet e mbremjes se sotme

Club Bruge-Monaco 1-1

PSV-Tottenham 2-2

Barcelona-Inter 2-0

B. Dortmund-Atl. Madrid 4-0

Galatasary-Schalke 0-0

Liverpul-Crvena Zvezda 4-0

Lokomotiva Moskës- Porto 1-3

PSG-Napoli 2-2

———————————————————————————————————————————————–

PSG-Napoli 2-2

Goli i shenuar nga Di Maria

Goli i shenuar nga Mertens

 

Autogoli i shenuar nga Rui

 

Goli i shenuar nga Insinje

 

———————————————————————————————————————————————————-

Barcelona-Inter 2-0

Goli i shenuar nga Jordi Albës

 

Goli i shenuar nga Rafinja

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje