Ka vetëm 9 muaj që është transferuar te Mançester Junajtid, por Aleksis Sançez duket se ka bërë gati valixhet dhe do të largohet nga “Djajtë e kuq”.
Ylli kilian nuk ka bërë paraqitje të mira me fanellën e Junajtid dhe tashmë, klubi ka vendosur ta largojë.
Problemi është rroga e majme që Sançez përfiton, i cili paguhet plot 350 mijë paundë në javë dhe mbi 20 milionë paundë në sezon.
E vetmja skuadër që mund të paguajë rrogën e tij është PSG-ja dhe pikërisht me kampionët e Francës, agjenti i 30-vjeçarit ka nisur bisedimet.
Por klubi francez është në mëdyshje, për shkak të sulmuesve që ka në skuadër. Kavani, Nejmar dhe Mbape janë të paprekshëm, por as alternativat nuk mungojnë, me Di Marian dhe Draksler që kanë treguar formë të mirë.
Te Arsenali, Sançez ishte një nga lojtarët më të mirë në Premier Ligë, por tani nuk bën as për stolin e PSG-së.