Roma ka fituar rreth 84 mln euro në sezonin e kaluar të Champions League, ku shkoi deri në gjysmëfinale. Vetëm Real Madrid ka fituar më shumë.
Ujqërit kanë eliminuar Barcelona-n gjatë rrugës drejt katër më të mirëve, përpara se të eliminoheshin nga Liverpool.
Ditën e enjte, UEFA ka publikuar shifrat financiare të sezonit të kaluar, duke zbuluar se Roma ka fituar një total prej 83,802,000 euro.
Kjo ishte më shumë se finalistët e Liverpool, dhe vetëm Real ka fituar më shumë me 88,654,000 euro.
Kjo shifër merr parasysh vetëm paratë e fituara nga pjesëmarrja dhe të drejtat televizive nga UEFA, pra nuk përfshihen shitjet e biletave.
Juventus ka fituar pak më tepër se 80 mln euro pas eliminimit në çerekfinale.